Posta Shqiptare nderoi tre etërit e albanologjisë, Gustav Meyer, Holger Pedersen, Norbert Jokli, profilet e të cilëve tashmë janë në pullat postare.
Përmes një njoftimi për shtyp, Akademia e Shkencave thekson se “tezat themelore të albanologjisë së sotme mbështeten në veprat e këtyre dijetarëve”.
Këta albanologë janë vlerësuar edhe nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, emrat e të cilëve i mban çmimi i madh shkencor ndërkombëtar në albanologii “Trinia e Albanologjisë: Myjer, Pedersen, Jokli”.
Ky çmim jepet periodikisht, por jo më rrallë se një herë në katër vjet, për vepra me rëndësi madhore të realizuara nga albanologë të huaj, që përforcojnë tezat themelore të dijeve për gjuhën, lashtësinë, vazhdimësinë, identitetin, trashëgiminë kulturore materiale e shpirtërore dhe historinë e shqiptarëve.
Çmimi “Trinia e Albanologjisë: Myjer, Pedersen, Jokli” do të ndahet në nëntor me rastin e mbajtjes së Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike./ATSH