Nga Eroll Sejdiu
Gabime ndodhin në shkrimin e numërorëve në ato raste kur duhet të caktohet një periudhë disamujore ose më shumë, ose edhe më pak, si:
Periudha 3 mujore.
Përkujtohet … në 5 vjetorin e vdekjes.
Me një përvojë 6 vjeçare.
Te ne mund të bëjnë praktikë tre mujore, gjashtë mujore dhe tre vjeçare.
Emërtimet e përvjetorëve dhe formimet e ngjashme me to, kur numërori shënohet me shifër duhet të shkruhet me vizë ndarëse ndërmjet shifrës dhe fjalës së mbetur, si:
Periudha 3-mujore dhe jo 3 mujore.
Përkujtohet…në 5-vjetorin e vdekjes dhe jo në 5 vjetorin…
Me një përvojë 6-vjeçare dhe jo 6 vjeçare.
Ndërsa nëse numërori shënohet me fjalë, atëherë shkruhet bashkë me fjalën e mbetur pa u ndarë:
Te ne mund të bëjnë praktikën tremujore, gjashtëmujore dhe trevjeçare dhe jo tre mujore, gjashtë mujore, tre vjeçare.
Observerkult
Lexo edhe:
PËRDORIMI I DREJTË I PËREMRAVE PRONORË
Nga Eroll Sejdiu
Në vetën e parë e të dytë, kur prona është në numrin njëjës, nuk përdoren nyjat: i,e. Prandaj themi: shoku im, shoku ynë dhe jo shoku i im, shoku i ynë; ara ime, ara jonë dhe jo ara e ime, ara e jonë. Shoku yt, shoku juaj dhe jo shoku i yt, shoku i juaj; ara jote, ara juaj dhe jo ara e jote, ara e juaj.
Kështu përdoren edhe kur janë në funksion të kallëzuesit emëror, do të thotë kur ndodhen pas foljes jam:
Por kur prona është në numrin shumës, para pronorëve përdoret rregullisht nyja “e” edhe në vetën e parë e të dytë: shokët e mi, shokët e tu; arat e mia, arat e tua. Ndërkaq, në vetën e tretë përdoret rregullisht nyja: Libri i tij (i saj), libri i tyre etj.
Kur edhe prona, edhe pronori janë në shumës, forma e drejtë standarde është shokët tuaj dhe jo shokët e juaj; shoqet tuaja dhe jo shoqet e juaja.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult