Tre super artistë shqiptarë nga Vjena “zbarkojnë” në Tiranë

Laureati

Laureati i mbi 40 çmimeve ndërkombëtare muzikore, Kosti Deti dhe dy artiste të talentuara të violinës e pianos, Janela Nini dhe Kristi Hifzi do të performojnë në Tiranë, në sallën “Tonin Harapi”. Ky është një koncert në prag të Krishtlindjeve që sjell atmosferën vjeneze në kryeqytetin shqiptar.

Koncerti i cili duhej të mbahej më 14 dhjetor u anulua në Vjenë për shkak të masave të reja kufizuese të pandemisë. Kështu vjen të martën e 21 dhjetorit në Tiranë, si pjesë e formatit “Pianodrom”. Ky koncert sjell Vjenën në Tiranë në prag të Krishtlindjeve e Vitit të Ri.

Koncerti është riskeduluar për t’u shfaqur në Vjenë më 8 mars, por publiku shqiptar do të ketë mundësinë ta ndjekë atë në Tiranë.

Kosti Deti është laureat i Artë i mbi 40 çmimeve ndërkombëtare. 10 nga të cilat i ka vetëm në vitin 2021. Kompozitori Aleksandër Peçi e përshkruan si artist që magjeps, që hipnotizon publikun. Bashkë me të, performojnë edhe dy artiste nga konservatori i Vjenës. Dy nimfa të violinës e pianos, Janela Nini dhe Kristi Hifzi.

Koncerti pritet të sjellë super atmosferë me super instrumentistë në prag të Krishtlindjeve. Ku publiku mund të shohë sesi artistët shqiptarë janë maturuar në vitet e tyre të studimit dhe performancave jashtë vendit./ATSH

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

“OPERA WIRE”: SOPRANOJA ELBENITA KAJTAZI- ARTISTJA E JAVËS

Sopranoja e suksesshme, Elbenita Kajtazi, është një nga artistet më aktive në skenat evropiane. Ajo do të debutojë këtë javë në sallën e koncerteve “Konzerthaus” të qytetit të Berlinit. Do ta bëjë këtë me operën “Rita” të kompozitorit italian Gaetano Doniceti.

Portali i njohur “Opera Wire“, e ka cilësuar Kajtazin si artisten e javës: “Në opera do të luajë një kast këngëtarësh të rinj, duke përfshirë yllin në rritje Elbenita Kajtazi, e cila do të këndojë rolin e titullit”.

Donizetti shkroi gati 70 opera, shumë prej të cilave janë harruar. Gjatë viteve të fundit shumë nga veprat e tij janë rizbuluar falë shfaqjeve të koncerteve, festivaleve ose regjistrimeve. Këtë javë audienca gjermane do të zbulojë operën “Rita” në Konzerthaus Berlin. Pra, opera do të luhet nga një kast këngëtarësh të rinj duke përfshirë yllin në rritje Elbenita Kajtazi, e cila do të këndojë rolin kryesor, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.

Sopranoja, e cila vjen nga Kosova, kthehet në Berlin, ku auditorët e kanë njohur atë ndër vite. Kajtazi ishte një artiste e re në Deutsche Oper Berlin nga viti 2014 në 2016 dhe interpretoi role të shumta duke filluar nga Verdi, Mozart tek Puccini, Janacek dhe Humperdinck.

“Rita” do të jetë opera e dytë Donizetti e sopranos pas “L’Elisir d’Amore” të cilën ajo e interpretoi shumë herë në Essen, Padova dhe…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult