Tri vite pa Xhevdet Ferrin, e bija e përlotur tregon momentin prekës

Tri vite më parë, ndërroi jetë aktori i njohur, Xhevdet Ferri në moshën 59- vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, e bija, Bora Ferri ka kujtuar të atin. Ajo ka folur për raportin që ka pasur me të, duke zbuluar edhe një sekret të tij për herë të parë.

“Nuk e di se si i kanë raportet baballarët e tjerë me vajzat, por unë e them gjithmonë, ai ka qenë profesor, mentor, mik, shok, po them dhe kundërdebatuesi numër një, për shkak se temperamentin e kemi pasur shumë të ngjashëm.

Do të them diçka që nuk e kam thënë më herët. Xhoda ka qenë adhurues i Shekspirit, edhe e njihte Shekspirin në mënyrë analitike dhe të zbërthyer.

Ndonëse ka luajtur Hamletin në disa kontekste, monologu i tij i preferuar ka qenë ai i Mark Antonit në tragjedinë Jul Çezari të Shekspirit.

Si e dija unë që niveli i alkoolit te Xhoda ishte shumë i lartë?

Se recitonte monologun e Mark Antonit, ‘O miq qytetarë, më dëgjoni’. Edhe këtë e ka bërë në shumë vende të botës që kemi qenë bashkë, në Firenze, Paris, rrugët e Prishtinës. Jo se unë isha më mirë, po e kuptoja”, tha Bora.

Më tej, ajo u ndal edhe Xhoda si gjysh, i cili e kishte marrë këtë status vetëm tre muaj pasi u nda nga jeta.

“Në familjen tonë ka një koncidencë, që kur unë kam lindur babai i Xhodës fatkeqësisht është sëmurë dhe ka ndërruar jetë.

Mua më ka njohur shumë pak. Edhe ndodhi që kur lindi ime bijë, Marlo bëri 3 muaj më 14 janar, ndërsa më 16 Xhoda u nda nga jeta. U çmend fare, ato 2 muaj aktivisht që e shihte përditë dhe e mbante.

Sa vinte në shtëpi më thoshte ma vër te gjunjët”, u shpreh ndër të tjera e përlotur Bora.

ObserverKult

Lexo edhe:

“SI U KRAHASUA XHEVDET FERRI ME TOM CRUISE”, FLET REGJISORI SAIMIR KUMBARO

“Toka më është dukur jashtëzakonisht e qelbur në ajër… Kur fluturoja lart dhe e shikoja prej andej, më krijohej ndjesia se nuk doja të zbrisja më… Ka qenë një emocion i fortë, një impakt gati shokues. Po të më lije në ajër, mund të qëndroja aty…”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult