Regjisori Piro Milkani ka interpretuar në krah të aktores me origjinë shqiptare Irene Papas, në një film.
Në emisionin Sot në Euronews Albania regjisori i njohur, kohë më parë, kujtoi se si e kishte fituar rolin në krah të aktores me origjinë shqiptare.
“Regjisori i filmit L’America vendosi të më marrë në rol dhe u bëra partner i Mikele Plaçido.
28 vjet më parë ishim të ftuar në festivalin e Venecias, në ‘97 ndodhesha në festivalin ndërkombëtar të filmit në Selanik dhe aty njoha regjisorin Bernardo Bertoluçi dhe një regjisor qipriot.
Pas 6 muajsh më vjen propozimi të luaj një rol në filmin e tij, ‘Treni niset drejt qiellit’. Në film luaj rolin e një dirigjenti rus në kohën e Sta linit. Nuk e dija që luante Irene Pappas, ai më tha që ti do jesh partneri i Papas. Ka ndodhur në pranverë të ‘98 dhe pas 4 muajsh u emërova ambasador në Çeki dhe e harrova këtë histori.
Kur më vjen telefonata se duhet të kthehesha në Qipro të vazhdoja xhirimet. Aty mësova të pabesueshmen se Papas e kishte xhiruar pjesën e vet dhe unë duhet të xhiroja timen ndaj nuk munda ta takoja”, kujton regjisori.
Lexo edhe: