Tri poezi nga Eden Beka: Fjal’t e Babës

Ju ftojmë të lexoni tri poezi nga Eden Beka:

*
Petalet e Verës

O lule që çel veq n’verë,
zi petalet magjepsëse qe m’i ki,
zăni i zogjve të percjell’
ylberit kur i jep rrăj ti.
T’paçsh një jetë t’ gjatë
ësht’ dëshira jeme!
Dëshpërim jeton ma gjatë,
u kan qëndis në bjeshkë;
andrra jeme për ty rr’non pafundsisht!

*
Kanga- Sirenës

Rrjedh’ lumit që jet’ gjallnon,
Bashkë me guackat drejt detit
shkon,
E përcjellur prej melodis’ që
Zana këndon.

M’u kalimthi ma nxen synin,
E zemra përbrenda m’shkrihët
si qiri,
Dylli i asaj flake m’ngjeshët e ma
ngjet t’thyemint.

Vëmendjen ma mori e nuk
shoh tjetër,
Kamb’ e n’kry’ trupi m’rrënqethët,
Motra- tjeteranshme e Medinës
-m’u Shpirti m’kthehet.

Ajo vazhdon tutje lumit,
Sirenë plot elegancë Sy zgjon
prej Gjumit,
Me veti m’merr e un’ as nuk
py’s ku ka t’shkuemit.

Bishti- ngjyem kaltër
sh’ndrit ma paqët se qielli,
E me kuron mbi krye,
Lul-pranver’ çelin ma shum’
se për dit’ t’Gjergjit.

Tek kthehet n’krah për
me pa Hanën,
Ajo sytë m’i l’shon,
E m’kallxon t’ombël’ buzqeshje
që n’Shpirt m’mallëngjon.

Un’ hap sytë n’habi
si me pa Andërr,
M’vjen çudi për s’miri,
Kjo Sirenë e Jetës melodi
për mu’ ia l’shoj kangës.

“Dy lule n’krah t’njana tjetrës i shtyu era,
Dy zemra t’panjohuna takohen për t’parën her’,
Dy shpirt’ra n’krah t’njana tjetrës presin te dera,
Dy lule i takojnë rroj’t për t’parën her’,

“Bashk me qiellin, toka e deti vëzhgojnë,
Një dashni e re lind, s’bashku lulëzojnë,
Dy shpirtra takohen, dy lule prekin rrăjët,
Dy zemra ngjiten, si një,
jetës lundrojnë.”

*
Fjal’t e Babës

Dhimtën me fjal’ kurr s’kam mujt me shprehë,
Kam vujt me shishe natës t’u u deh,
E ditës me lule konopi, Shpirtin kam pre.

Cigare mbas cigare mushknit’ kam mbush krejt tym,
Aq shum’ pi saqe gishtat m’jan’ ba krymb,
Po fjal’t që m’fole at’ dit’ m’kan dhanë frymë.

Hala e vuj at’ shpi që u rr’zu,
Me dru t’kalbun themelin ja kan pas shtru,
Ajo shpi që s’u kan e jona kurr.

Fjal’t që shqiptove n’iz’t-e-pes’ vjet mbasi ajo ra,
Syt’ m’ka qel se për t’parën herë panë,
Themeli shpis’ veç n’dashni zemrën e familjes mban.

Po me gjet’ ket’ dashni t’themelit ësht’ zor,
Sidomos kur jem rrit prej fëminije pa oborr,
Tragjedi e mallkume që Shpirtin ndjekë deri n’vorr.

Zor e kem’ me m’su e me dasht,
Zor e kem’ me kujtu kur jem’ t’vrazhdë,
Zor ësht’ se plaga n’Shpirt ësht’ e lasht’.

Hala e vujm at’ shpi që u rr’zu,
Duar t’kalbuna muret ja kanë pas maru,
Ajo shpi… shpi e mallkume… na ka shkatrru…

ObserverKult


Lexo edhe:

Cikël poetik nga Eden Beka: Drita që sh’ndrit shtegun e Shpirtit…