“Trishtimi i Zonjës Shnajder”/ Milkani: Historia ime, e kërkova pas 30 vitesh t’i tregoj se i kam dedikuar filmin, nuk e gjeta

“Trishtimi i Zonjës Shnajder” është një ndër filmat më të bukur të regjisorit Piro Milkani, i cili në emisionin “Pas Mesnate” ka pranuar se ka shumë elemente autobiografik.

I portretizuar nga aktori Nik Xhelilaj, Milkani ka treguar se ky film tregon një nga historitë e jetës së tij, se si u lidh me një zonjë të martuar nga Çekia, kur ishte student.

Ai ka zbuluar se pas 30 vitesh, ka kërkuar për ta gjetur këtë zonjë, por nuk e ka gjetur, pasi kishte ikur nga fshati ku jetonte.

“Skenarin  e kam shkruar për 6 netë në spitalin Neurologjik të Tiranës, kur rrija roje pranë shtratit të nënës sime e cila kishte pësuar hemoragji cerebrale dhe kur mbarova dorëshkrimin e parë ia dedikova atë skenar nënës sime. Kështu arrita të realizoja një film shumë të bukur, me të vërtetë ka elemente autobiografike, por është një përgjithësim artistik i jetës së një studenti që i ngelen ëndrrat në mes.

Natyrisht në një film artistik nuk mund të ketë trill, por e vërteta është se Nik Xhelilaj ra në dashuri me një grua të martuar. Ishte një koncidencë që unë takova një grua të trishtuar sepse në momentet e fundit unë u largova sepse nuk i premtoja dot asgjë.

Ajo kishte një burrë, shef policie i cili nuk ia varte shumë dhe unë i bëra bisht asaj derisa një ditë më ndaloi në rrugë dhe më pyeti se kur do të ikësh për në fshat. Unë e kisha mbajtur sekret dhe nuk e dinte asnjëri, as shokët e mi çek dhe as drejtoresha. Më erdhi shumë keq që nuk mund t’i premtoja asaj një jetë të lumtur.

Filmi u xhirua në fshatin e vërtetë, por për fat të keq nuk e takova dot, sepse nuk e gjeta, e kërkova dhe shpresoja që mos e mori vesh përmes shtypit çek që shkruajti për filmin, por nuk e di a e mori vesh”, u shpreh Milkani.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/abcnews.al

ObserverKult


rumi poezi per observerkult

Lexo edhe:

RUMI: PSE VALLË PO QAN E VAJTON…

Dëgjoje ti zërin e fyellit, pse vallë po qan e vajton,
Për dertet e ndarjeve tona, lëndimet e kohës që shkon.

Kur hyri bariu kallamishtes dhe preu në mes drurin tim,
Psherëtimat dhe lotët u derdhën dhe brenda u fsheh dëshpërim.

Me buzë të dredhur nga malli, plot zjarr do t’i bie gjithmonë,
Që afshin pa fund dashuror në zemra të ndez me jehonë.

Mërguar në dheun e largët, te vatër e huaj po rri,
Njeriu i dbuar fatzi, pas natës pret ditën q’u gdhi.

Fatzinj e të lumtur dëgjojnë si bie me gaz e trishtim,
Ky fyelli im ndanë vatrës me tinguj plot mall, përgjërim.

Kushdo që dëgjoi zërin tim, fatkeq a i lumtur njeri
Në shpirtin e fsheht’ e të shenjtë s’ka hyrë dot gjer më tani.

Si trupi me shpirtin ësht’ shkrirë kuptimi që mbaj unë në gji,
Po prapë njeriu zemërngrirë, të fshehtat e shpirtit s’i di.

*****

Rënkimi i fyellit është flakë, nuk është er’e lehtë pranverore,
Kush mbetet i ftohtë ndaj flakës, s’e ndjen këtë këngë madhështore.

E ndezur nga afshi i flakës, në shpirt dashuria këndon,
Si zjarri që ngrihet prej verës së shenjtë kur vlon e lodron.

Kushdo që ka humbur një mik, muzikën e fyellit e do,
Dhe helm, kundërhelm i magjishëm së toku njësohen kudo

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult