Trishtuese: Nëna me fëmijë, në mëshirë të fatit (Foto)

Foto trishtuese

Në vitin 1936, fotografja Dorothea Lange kapi imazhin e një gruaje në mëshirë të fatit, 32-vjeçares Florence Owens, me një foshnjë dhe dy nga 7 fëmijët e tjerë të saj në një kamp ku mblidheshin bizele në Kaliforni.

Lange e quajti foton “Nëna migruese”, dhe e përdori për një projekt për punëtorët migrues agrikulturorë.

Fotoja e saj u publikua nëpër gazeta, duke shtyrë qeverinë që të shpërndante ndihma ushqimore në kamp, ku mijëra njerëz ishin të uritur dhe jetonin në kushte të këqija.

Por në atë kohë, Owens me fëmijët e saj ishin larguar nga ajo zonë. Foto e Lange u bë imazh identifikues i Depresionit të Madh, por identiteti i gruas në foto mbeti mister për publikun për dekada me radhë sepse Lange nuk e kishte pyetur Florence-n për emrin e saj.

Në fund të viteve ’70-ta, një reporter e gjeti Owens në shtëpinë e saj në Kaliforni. Mbiemri i saj i vërtetë ishte Thompson, dhe vdiq në moshën 80-vjeçare në vitin 1983. Lange u ndje e shfrytëzuar për foton që bëri dhe shprehu keqardhje që nuk kishte nxjerrë ndonjë fitim nga fotoja. Në vitin 1998, një foto e printuar me firmën e Lannge u shit 244 mijë dollarë në ankand.

ObserverKult


Lexo edhe:


TË KËRCËNUARA NGA BOMBAT, MREKULLITË ARKITEKTURORE TË UKRAINËS (FOTO)