Një prej regjisorëve më të njohur iranian, Dariush Mehrjui, është therur me thikë për vdekje, afër gruas së tij, në shtëpinë e tyre afër Teheranit, kanë thënë autoritetet.
Regjisori 83-vjeçar ka qenë i lidhur me valën e re të kinemasë në Iran, duke e krijuar fillimisht filmin “Lopa” më 1969.
“Gjatë hetimeve preliminare, ne kemi gjetur se Dariush Mehrjui dhe gruaja e tij, Vahideh Mohammadifar, janë vrarë pas disa therjeve në qafë”, ka thënë Hossein Fazeli-Harikandi, shefi gjyqësorit për rajonin e Teheranit, sipas mediave lokale.
Në një intervistë të publikuar së fundi nga gazeta Etemad, gruaja e regjisorit ka thënë më parë se është kërcënuar disa herë dhe shtëpia e tyre është vjedhur.
Në periudhën 1980 – 1985, regjisori ka jetuar në Francë dhe ka punuar në disa filma dokumentarë.
Në vitet ’90, Mehrjui i ka portretizuar edhe jetët e grave në filmat “Sara”, “Pari” dhe “Leila”, melodrama për gratë jofertile, të cilat i kanë inkurajuar burrat që të martohen me gratë e dyta./rel
ObserverKult
Lexo edhe:
SENEKA: PËRSE U NDODHIN KAQ SHUMË FATKEQËSI NJERËZVE TË MIRË?
Ti Luçilo, më pyete përsë vallë u ndodhin kaq shumë fatkeqësi njerëzve të mirë, nëse bota drejtohet nga provania.
Kjo temë kërkon një shtjellim më të gjerë, sepse më parë duhet treguar se është e vërtetë që provania drejton gjithësinë dhe se ka një Zot që kujdeset për ne, por meqënëse ti më kërkon të trajtoj vetëm një pjesë të çështjes, për t’iu përgjigjur pyetjes tënde, pa shkuar në thellësi të krejt çështjes, do të bëj diçka shumë të thjeshtë: do të mbroj hyjnitë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU