“Trupi i Faikut është në dollap dhe po prishet”, letrat e Fan Nolit drejtuar Enver Hoxhës dhe Sejfulla Malëshovës

noli

“Letërkëmbimi i Fan Nolit” na sjellë korrespodencën e Nolit mes Enver Hoxhës dhe Sejfulla Malëshovës për amanetin që i kishte lënë Faik Konica.

Libri “Letërkëmbimi i Fan Nolit”, është botim i shtëpisë botuese “Erik”, i përgatitur nga studiuesi Nasho Jorgaqi. Mes 544 letrave është edhe korrespondenca mes Nolit dhe Enver Hoxhës. Një pjesë e tyre është botuar në të përditshmen DITA.

Ndërroj jetë me mejtimin se ti je njeriu që më ke kuptuar më mirë në këtë botë…

Në dhjetor të vitit 1942, Faik Konica do të mbyllte sytë. Pak kohë para vdekjes i shkruante Nolit:

“Ndërroj jetë me mejtimin se ti je njeriu që më ke kuptuar më mirë në këtë botë… (shkruar nga dora e Konicës, kjo duket boll e çuditshme, sepse njihet përplasja që Konica e Noli kanë pasur gjatë gjithë jetës së tyre)… Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot dhe të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë, nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë”.

Botimi jep fakte, se si për këtë amanet Noli i drejtohet Enver Hoxhës (me të cilin ka pasur një letërkëmbim të gjatë në vitet 1945-1946):

“Dëshira e fundit e Faik Konicës ishte që të prehej në atdhe, në Shqipëri. Kini mirësinë të na njoftoni kur do të ishte e përshtatshme që të silleshin eshtrat e tij me nderimet përkatëse si kampion i pavarësisë së Shqipërisë”.

Por Enver Hoxha nuk i ktheu asnjëherë përgjigje për këtë çështje.

“Trupi i Faikut është në dollap dhe po prishet”

Më tej lexojmë t’i ketë shkruar Sejfulla Malëshovës:

“Bëj përpjekje për të ndjerin Faik se është akoma në dollap dhe koston shumë dhe trupi ka filluar të prishet. Më kthe përgjigje për këto”.

As Malëshova nuk i ktheu përgjigje. Noli do të ikte nga kjo botë me pengun se nuk e çoi deri në fund amanetin e mik-armikut të tij. Eshtrat e Konicës u kthyen në atdhe vetëm në maj 1995. Ato u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri./javanews.al

ObserverKult

Lexo edhe:

FAN NOLI: E BUKURA IME, LËRMË TË LEXOJ ATË LIBËR QË MBAN….