Sitet arkeologjike në Shqipëri po tërheqin gjithmonë e më shumë turistë, kryesisht të huaj. Një ndër to është Tuma e Kamenicës, e cila është e qasshme në një pjesë të saj për vizitorët që duan të njihen me fakte dhe prova, për mënyrën e jetesës së hershme në këto vendbanime. Shpjegimet për këtë sit i jep specialisti i fushës.
“Ja vlen të quhet një sit arkeologjik multifunksional kemi dhe një kuadrat të veçuar që e kemi detajuar me hollësi për të realizuar arkeologjinë eksperimentale. Duke nisur me aplikimin e nxënësve të të gjithë shkollave, do e aplikojmë në sloganin arkeologu i vogël, të cilat do i mësojnë nxënësit si bëhet gërmimi arkeologjik, si dokumentohet deri në botimin e saj. Aty mësojnë edhe qeramikën, si është bërë në periudha të ndryshme kohore,” – u shpreh arkeologu Lorenc Cenolli.
Disa turistë të huaj të ardhur nga Suedia, u mrekulluan teksa e vizitonin këtë sit arkeologjik. Për ta është eksperiencë unike, pasi siç ata tregojnë në vendin ku jetojnë nuk kanë mundësi të njihen me të tilla fakte.
“Vij nga Suedia, kam dashur të vij në Shqipëri për afro 20 vite por këtë vit u bë e mundur. Jam kënaqur, njerëz mikpritës, ushqim shumë i mirë dhe ky vendi sot është mrekulli. Të shohësh gjithë monumentet e kulturës këtu dhe gjetjet, nuk të ndodh çdo ditë,” – tha një grua.
“Është hera e parë në Shqipëri për ne. U kënaqa duke parë sesi fëmijët bënin lakror dhe merreshin me poçeri. Gjithë muzeu është i veçantë dhe eksperienca është fantastike, jam i mahnitur,” – u shpreh një burrë.
“Përshtypjet fantastike. Ne Suedi nuk kemi mundësi të shohim të tilla objekte dhe është interesante ecja nëpër muze. Uroj të vij përsëri,” – tha një tjetër.
Fakti që Tuma e Kamenicës mbart shumë vlera historike dhe kulturore, ka bërë që fëmijë të shkollave të ciklit të ulët të njihen nga afër me të dhe të demonstrojnë për vizitorët mësimet e marra.
“Mësuam si të hapim varret, të shohim kockat e njerëzve me parë, ilirëve, paraardhësve tanë, mësuam për poçerinë, si të gatuajmë, shtëpia që më parë jetonin njerëzit, që ishin endacakë, të tilla,” – u shpreh një vajzë.
Tuma e Kamenicës është vendvarrim prehistorik është monument kulture i llojit arkeologjik ku janë zbuluar rreth 425 skelete dhe 3600 objekte. Kjo tumë është më e madhja e gjetur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan./euronewsalbania
ObserverKult
ObserverKult
Lexo edhe:
VORRET E KRUSHQVE
Gani Mehmetaj
Vorret e krushqive gjenden shpesh në udhëkryqe, në kodra të braktisura a në rrugë nacionale. Legjenda për dy palë krushqi, që nuk ia lëshuan rrugën njëri-tjetrit. Duke u vrarë në mes veti deri në shfarosje i ndjek të gjitha rrëfimet.
Sipas gojëdhënave që t’i thonë edhe sot katundarët, të fundit janë vrarë nuset në mes veti.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU: