Tupja: Gjuha shqipe po shkërmoqet, po zhduken fjalët, shenjat e pikësimit, dëshirorja dhe habitorja…

Edmon Tupja biri im oh një grua

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, profesori Edmond Tupja u shpreh, kohë më parë, se gjuha shqipe po vritet dhe po shkërmoqet. 

Ai theksoi se shumë fjalë përdoren në gjuhë të huaj, ndërsa po zhduken fjalët shqipe në vend të tyre. 

Tupja: Unë flas shqip dhe komunikoj shumë mirë me bashkëkombësit e bashkëatdhetarët e mi. Ama unë po shoh se shqipja po zhduket. Po vritet alfabeti. Po mbaron. Po shkërmoqet shqipja. Ka dijetarë e historianë shkojnë deri tek origjina pellazgjike. Dakord e dimë nga vijmë, por çështja është se ku po shkojmë. Shikoni se si flitet dhe shkruhet shqipja sot.

Kam bërë anketa. Fjala “kujtesë” u zhduk po shënohet vetëm “memorie”. Fjala “Ngjarje e shënuar” iku thuhet “event” dhe ‘eveniment”. Thonë “startoj” dhe nuk themi “nisi”.

Rreziku është se po hamë kokën tonë. Po ikën baza e gjuhës, domethënë, lidhja, gramatike. Nuk thonë më “Qofshi mirë!” por “të jesh mirë! 

Nuk ka më dëshirore dhe habitore. Po ikën habitorja, po ashtu edhe pikësimi. Po ikin edhe shprehjet frazeologjike që janë kripa e një gjuhe.

ObserverKult


Edmon Tupja biri im oh një grua

Lexo edhe:

EDMOND TUPJA: HUMBA SHUMË… POR MBIJETOVA

Dikush më mësoi qysh në vogëli
Që dyer e dritare të vogla të mëdha
Janë bërë për t’u mbyllur nga brenda
Që njeriu të jetojë në një kala.

Heshta e heshtjes
M’u ngul me ngulm në jetë
Hyra në vetvete e s’dola më
Bota u bë thikë e mprehtë…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU