Ah, ata sy të paharruar… kë po e shikojnë tani?



Nga Ivan Turgeniev

…Mendoj për ty… shumë kujtime dhe imazhe më dalin para syve, dhe në të gjithat je ti, në të gjitha rrugët e jetës sime të takojë ty…

…Muret e holla, dhomat e ngushta na ndajnë nga e tëra bota… Jemi të vetëm, të vetëm në këtë botë, përveç nesh nuk ekziston asgjë e gjallë; pas këtyre mureve gjendet errësira, shkretërira dhe vdekja…

Te ne mbizotëron heshtja dhe drita, ngrohtësia dhe lumturia, diçka e gëzuar, diçka e pafajshme fëmijërore, fluturat rrotullohen nëpër barkun tonë, jemi të përqafuar, dhe po lexojmë një libër; të ndjejë si merr frymë, të njëjtën e ndjen edhe ti, më përgjigjesh në pyetje me vetëm me lëvizje koke, pa fjalë- hesht… Mendimet tua dhe të mia janë krahët e një shpendi që u tretë na kaltërsinë e qiellit.

…Ah ata sy të paharruar! Te kush janë drejtuar tani? Kush po ta dëgjon tani frymëmarrjen? Kush…

ObserverKult

————————————————-

Lexo edhe:

IVAN TURGENIEV: DHE JA, TANI ÇDO GJË MORI FUND… DUHET TË NDAHEMI!

Në dhomën jo të madhe , kur hyra, mbizotëronte errësira dhe nuk e dallova menjëherë Asjën. E mbështjellë me një shall të gjatë, ajo ishte ulur në karrigen pranë dritares, me kokën të kthyer dhe gati të fshehur, si një zog i trembur .
Merrte frymë shpejt dhe dridhej e tëra. M’u dhimbs sa s’ka më. Iu afrova, por ajo e ktheu kokën edhe më shumë…
-Anna Nikollajevna, -iu drejtova.
Ajo, papritur u ngrit, desh të më shikonte, por nuk mundej. Unë ia mora dorën, ajo ishte e ftohtë dhe shtrihej si e vdekur  mbi pëllëmbën time.
-Isha shtrirë…-nisi Asja të thotë, duke bërë një sforco të buzëqeshte, por buzët e zbehta nuk i bindeshin, -unë desha…Jo, nuk mundem, -foli ajo dhe heshti. Vërtet,zëri i saj ndërpritej në çdo fjalë.
U ula pranë saj.
-Anna Nikollajevna, -përsërita dhe nuk munda të shtoj asnjë fjalë tjetër…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU