Nëse pyes veten se përse e dua, kuptoj se nuk e di përgjigjen…

Nga Mark Twain

Humba kopshtin, por gjeta Atë dhe jam e kënaqur. Ai më do sa mundet; unë e dua me gjithë forcën e pasionit, e natyrshme për moshën dhe gjininë time.

Nëse pyes veten se përse e dua, kuptoj se nuk e di përgjigjen dhe, ç’është më e rëndësishmja, nuk më intereson ta di. Besoj se kjo lloj dashurie nuk është produkt i arsyetimit dhe statistikave, si dashuria e kafshëve dhe zvarranikëve: i dua disa lloj zogjsh sepse më pëlqejnë kur këndojnë, por nuk e dua Adamin për të njëjtën arsye, në fakt është e kundërta – sa më shumë që këndon, aq më shumë nuk pajtohem dot me të. E megjithatë i kërkoj të më këndojë, sepse dua të mësoj të dua gjithçka që i intereson atij. Jam e sigurt se mund ta arrij këtë.

Nuk e dua për shkak të zgjuarsisë. Nuk është faji i tij që është ashtu siç është; Zoti e bëri të tillë dhe kaq mjafton. Gjithashtu nuk e dua për taktin apo mirësinë. Në fakt, ka mungesa të mëdha në këtë drejtim, por po përmirësohet…
Atëherë përse e dua? Thjesht sepse është mashkull, besoj…

*Fragment nga “Ditari i Adamit dhe Evës” i Mark Twain

ObserverKult


Lexo edhe:

FRAGMENT NGA “AVENTURAT E TOM SOJERIT” I MARK TUEIN: NUK KA NJERI MË TË POSHTËR SE TI…

Nga Mark Tuein

“…I tërhoqi menjëherë vëmendjen një gravurë e bukur në faqen tjetër që paraqiste një njeri lakuriq. Befas mbi libër ra një hije në çastin që Tom Sojeri qëndroi te dera dhe i hodhi një sy ilustrimit.

Beki u vërsul mbi libër që ta mbyllte menjëherë, mirëpo nga nxitimi e nga tersi, iu gris gjer në mes fleta e ilustruar. Ajo e futi librin në sirtar, e ktheu kyçin dhe gjithë turp e dëshpërim ia krisi të qarit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult