“Dy herë mat” u realizua vite më parë. Dhe pikërisht pas më shumë se tri dekada pas xhirimit të filmit, Bujar Kapexhiu, Manjola Begolli dhe disa aktorë të tjerë të kastit u kapën kohë më parë “mat” në Sarandë.
Kasti i filmit ” Dy herë mat” u rikthye në vendin ku u xhirua një prej filmave më të dashur për shqiptarët. Pjesë e këtij aktiviteti të organizuar nga Bashkia e Sarandës ishin dhe kampionët e shahut, Eklea Omeri dhe Kelvin Kosta.
Kapexhiu, Manjola, kryetari i bashkisë së qytetit, Adrian Gurma dhe dy kampionët ndanë detaje gjatë një interviste të dhënë kohë më parë për “Abc-ja e mëngjesit”, transmeton ‘javanews.al’.
Manjola, që u bë e njohur me rolin e Rudinës. Vajzës së vogël shumë të talentuar në shah, u rikthyer pas në kohë dhe tregoi se si u bë pjesë e filmit.
“Bujari së bashku me bashkëshorten e vet po kalonin përpara shtëpisë time. Ndaloi më shikon dhe më thotë të keqen xhaxhi ke qejf të lozësh një film ti. Po i them patjetër. Po më mësime je mirë më tha, jam e shkëlqyer me mësime. Më tha: Mirë e meriton të lozësh një film.”, tregoi ajo.
Të dhënat për filmin mund t’i gjeni këtu: “Dy herë mat”
LEXO EDHE: Robert Radoja rrëfen jetën mes dy sistemesh: Me bukë me triskë, por kishte teatro, frikë e xhelozi
Kompozitori i njohur, Robert Radoja, vjen në një intervistë në ‘News 24’, ku rrëfen jetën mes dy sistemesh. Ai kujton fëmijërinë e hershme dhe emrat që e shënjuan karrierën e tij, deri edhe te talentet që zbuloi. “Kur mbarova shkollën, s’doja të ikja nga Tirana dhe qëndrova te Pallati i Kulturës”, thotë ai, ndërsa tregon si zbuloi talente si Irma Libohova, Suzana Frashëri, Elsa Lila, Inva Mula a Ermonela Jahon.
“Ermonela Jaho veçohet për interpretimin, i jep shpirtin skenës. Ajo është e natyrshme dhe vë veten në role”, vëren Radoja.
Tekstin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu