Ermonela Jaho sjell lajmin e mirë, shpallet “Artistja e vitit”

ermonela jaho

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, është shpallur “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”.

Lajmin e bukur këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin e saj social Instagram, ku shkruan, “Shumë e nderuar që jam: Artistja e Vitit në Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023.

‘Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr në mënyrë të sigurt dhe shkëlqyes vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale.

Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese.

Pak këngëtarë e arrijnë një shkallë të tillë të lartë të identifikimit me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe emocion thellësisht prekës.

Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë’, thuhet në postim.

Ndërkohë faqja zyrtare e “Opera Rara” teksa ka ndarë lajmin e bukur ka shkruar, “Urime @ermonelajaho, për çmimin e Artistit të Vitit 2023 ICMA. “Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë identifikimi me rolet e tyre, një vërtetësi kaq të plotë dhe një emocion të thellë emocionues”.

Kjo nuk është hera e parë që Ermonela Jaho na bën krenarë të gjithëve me arritjet e saj të jashtëzakonshme, të cilat i ka arritur falë talentit por padyshim edhe punës së palodhur që këngëtarja ka bërë ndër vite./bordo.al

ObserverKult


ermonela jaho

Lexo edhe:

“SUKSESI NUK ARRIHET ME LIKES”, ERMONELA JAHO KA NJË KËSHILLË PËR TË GJITHË TË RINJTË

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho, duke folur për Rudina Xhungën në Dritare TV, përcjell një mesazh sa të bukur edhe shpresëplotë, se ëndrrat bëhen realitet kur i ndjek, kur nuk heq dorë prej tyre, kur punon fort për t’i prekur.

“Imja u bë realitet, edhe jotja do të bëhet”, thotë ylli i skenave botërore. Më tej ajo flet edhe për botën e digjitalizimit, duke dhënë një mesazh edhe për brezin e ri ku thotë se suksesin duhet ta masin me punë, jo klikime.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult