U hap në Prizren edicioni i 16-të i Panairit të Librit

panairi

Panairi edhe në këtë edicion bëri bashkë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Turqia, për një bashkëpunim të gjerë kulturor dhe letrar

Në Prizren, është hapur edicioni i 16-të i Panairit të Librit “Prizreni 2024”, raporton Anadolu.

I vendosur në “Sheshin e Lidhjes”, pranë lumit “Lumbardh”, panairi edhe në këtë edicion bëri bashkë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Türkiye, për një bashkëpunim të gjerë kulturor dhe letrar.

Panairi i cili do të qëndrojë i hapur deri më 28 korrik përpos që i mundëson libërdashësve blerjen e librave, do të ketë edhe aktivitete të tjera kulturore-letrare, duke u kthyer në pikë takimi për autorë, lexues dhe profesionistë të industrisë së librit.

Gjatë secilës mbrëmje, në ambientet e hapura në qendrën historike të Prizrenit, do të bëhet promovimi i nga dy librave apo autorëve.

Gjatë këtij edicioni në kuadër të programit letrar të Panairit, do të ketë program edhe për komunitetin turk, ndërsa në edicionet e kaluara në mënyrë të përsëritur ka pasur programe të veçanta edhe për minoritetet tjera etnike./AA

ObserverKult


Lexo edhe:

SONTE FILLON PANAIRI I LIBRIT NË PRIZREN, ÇDO NATË DO TË KETË MBRËMJE LETRARE