U hap Panairi i Librit ‘Fushë-Kosova 2021’

Sot në platenë e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë është hapur Panairi i Librit “Fushë-Kosova 2021”, edicioni i parë dhe në të njëjtën kohë është hapur edhe ekspozita “Vullkani i republikës” përgatitur nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës.

Në hapjen e panairit mori pjesë edhe kryetari i komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, përfaqësues të tjerë të komunës dhe drejtori i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, shkruan “Epoka e re”.

Kryetari Berisha e vlerësoi të rëndësishëm hapjen e këtij panairi, duke theksuar se komunës së Fushë-Kosovës i kanë munguar panairet e librave.

Ai gjithashtu ka thënë se edhe ekspozita “Vullkani i republikës” sjell dëshmi të shumë aktivistëve të devotshëm për rrugëtimin deri te shpallja e Republikës së Kosovës.

Panairi organizohet tri ditë me radhë (më 23, 24, 25 korrik), me fillim nga ora 9:00 deri në orën 23.00.

Në këtë panair do të paraqiten mbi 1000 tituj të librave të ri dhe mbi 1000 tituj të librave të vjetër, të rrallë dhe të përdorur.

Gjatë ditëve të panairit të librit do të shënohen edhe këto aktivitete:

-Punëtori nga punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës për restaurimin e librit të dëmtuar;
-Lexime të tregimeve të shkurtra për fëmijë;
-Promovim të katalogut dhe çeljes të ekspozitës “Libri i vjetër, i rrallë dhe i përdorur”;
-Lexime të poezive dhe të përrallave për fëmijë;
-Dhurim të librave, nga individë dhe botues, për bibliotekat e shkollave të komunës së —Fushë-Kosovës.

LEXO EDHE: Nesër hapet Panairi i Librit “Fushë-Kosova 2021”, edicioni i parë