“U ktheva për diçka tjetër…”, poezinë e Jamarbër Markos e lexon Margret Radovani (Video)

Ju ftojmë të dëgjoni poezinë e njohur poetit Jamarbër Marko, “U ktheva për diçka tjetër” të lexuar nga Margret Radovani.

Unë u ktheva
Për të parë një lot që mund të bjerë kudo
Nuk u ktheva
Për të hyrë në një buzëqeshje
Nuk u ktheva
Për të provuar se kam ditur gjithçka
As për të hequr një kokrrizë pluhuri
Që rëndon pezull mbi hapsirën e moskuptimit
Unë nuk u ktheva
Për të ndier tingujt dhe frymëmarrjen e emocionit
Nuk do të kthehesha
Për të marrë çka më takonte
Nuk u ktheva te ditët që lashë
Se e dija që ishte e pamundur
Nuk do të kthehesha
Për të provuar po atë gjë
Që kanë jetuar të tjerët.

ObserverKult


Lexo edhe:

JAMARBËR MARKO: UNË DO TË KTHEHEM