Këngëtarja Eneda Tarifën së fundmi e kemi parë shumë të angazhuar në muzikë, ku ka publikuar dy videoklipe njëri pas tjetrit, “Dashuri siberiane” në muajin dhjetor dhe “Për ty” në muajin shkurt.
Këngëtarja zbuloi se është duke punuar për dy projekte muzikore. E para është përpunimi i një kënge të njohur të arbëreshëve të Greqisë, e cila do të jetë një këngë e bukur vere.
Ndërsa projekti tjetër që Eneda është duke punuar është për “Këngën Magjike”. Festival në të cilin ajo në 2019-n rrëmbeu çmimin e parë me këngën “Ma zgjat dorën”, transmeton ‘tirananews.al’.
“Një nga të vetmit festivale që po mbahet gjallë dhe bukur ku artistët mblidhen. Kjo është detyra jonë të bëjmë këngë, dhe të konkurrojmë pse jo”, tha këngëtarja.