U largua nga Shqipëria me para borxh, ku jeton dhe si duket sot Sesilia Plasari?

Në vitet e para të demokracisë pas një karriere që pati në kinematografinë shqiptare ku edhe la gjurmë para ‘90, si një ndër aktoret më të talentuara dhe të bukura në atë kohë, Sesilia Plasari u largua drejt Francës.

U nis drejt Parisit ku prindërit e saj morën borxh për t’i paguar biletën e avionit.

Si aktore ajo u bë e famshme me komedinë “Edhe ashtu edhe kështu”. Sesilia luajti krah Frederik Ndocit, me regji dhe skenar të Bujar Kapexhiut, e muzikë të Ardit Gjebresë.

Filmi, prodhim i vitit 1989 nga “Kinostudio Shqipëria e Re”, pëlqehet edhe sot e kësaj dite.

Sesilia Plasari ishte vetëm 23 vjeçe kur luajti në atë film.

Ndërkohë Sesilia sot e ka ndërtuar jetën mes Shqipërisë dhe Francës duke u angazhuar në jetën artistike atje.

Sesilia është pak më shumë se 50 vjeç dhe ruan të njëjtën fisnikëri e freski, edhe pse vitet kanë kaluar.

Por nëse Sesilia pati fat që ishte në hapat e parë të karrierës, kur u ndërrua sistemi, teksa hasi vështirësi gjatë largimit, historia e saj tregon po ashtu se shumë artistë të tjerë që kaluan jetën në komunizëm i dhanë gjithçka artit. E në fund dolën po aq të varfër sa të gjithë shqiptarët.

Dhe nuk fituan asgjë, por më dramatikja ndryshe nga kolegët e tyre, në mbarë botën, ata që qëndruan ndoshta mbetën edhe më të humbur. Madje edhe të pavlerësuar në 30 vitet e fundit demokraci./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

KUJTIMET E FREDERIK NDOCIT: RASHË NË DASHURI ME SESILIAN PAS PUTHJES, POR ISHA I MARTUAR

Kur u bë pjesë e komedisë së famshme “Edhe kështu, edhe ashtu”, këngëtari dhe aktori, Frederik Ndoci ishte në kulmin e shkëlqimit të tij.

Njësoj siç filmi përcjell, Andi Bega, personazhi që ai luan, ishte më i dashuri, sidomos nga të rinjtë e Shqipërisë së vitit të fundit përpara lirisë.

Përpara se për vite të tëra filmat të humbisnin shijen dhe të shpërdoronin atë liri që deri dje ishte penguar.

Bujar Kapexhiu, regjisori dhe skenaristi i filmit, kishte parashikuar, në fakt, që në vend të dy trëndafilave që shfaqen krejt pa vend në mbyllje të filmit të realizohej puthja e parë e vërtetë.

Pra, ishte puthja e parë në kinematografinë shqiptare, mes Ndocit dhe Sesilia Plasarit.

Aq i bindur ishte për këtë sa që bëri dubla njëra pas tjetrës që të arrinte në puthjen që donte… Derisa putheshin, duket se dy protagonistët nuk e kanë pasur mendjen vetëm te cilësia e imazhit në ekran.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult