U mbajt akademi përkujtimore me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Në mesin e shumë aktiviteteve me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , është mbajtur edhe akademi përkujtimore për të kujtuar heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

Fjalë rasti në këtë akademi ka mbajtur i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se secilin vit që po kalon lavdia e rezistencës së familjes së Jasharëve në Prekaz veç po vjen duke u rritur.

Ndërsa në emër të familjes Jashari, të pranishmit i përshëndeti e bija e Hamzë Jasharit, Besarta. Ajo lexoi fragmente të përjetimit të saj e të familjes më 5, 6 dhe 7 mars.

E për organizimin, luftën, hulumtimet dhe studimet që po bënë për komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari, foli historiani Durim Abdullahu.

Kjo akademi u mbyllë me interpretimin e tri pikave muzikore “Legjendat këndoja me mall”, “Mallëngjimi” dhe “Kroi i fshatit tonë” nga sopranoja Arta Jashari dhe përcjell në piano nga profesoresha Pranvera Hoxha.

Në këtë ngjarje morën pjesë ministra, deputetë, përfaqësues nga pushteti lokal, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, historianë, veprimtarë dhe veteranë të luftës së UÇK-së.

ObserverKult


Lexo edhe:

EPOPEJA E UÇK-SË, EKSPOZITË NGA NXËNËSIT KRYEQYTETAS NË KOMUNËN E PRISHTINËS

Epopeja e UÇK-së edhe këtë vit po shënohet me shumë aktivitete në tërë Kosovën. Një manifestim për këtë ngjarje u organizua edhe nga Komuna e Prishtinës.

Me këtë rast disa nga nxënësit e shkollave të kryeqytetit me pikturat e tyre hapën një ekspozitë në hollin e objektit të Komunës së Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale derisa ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi nga kjo ekspozitë.

Ditët e shënuara si këto shërbejnë për të na kujtuar sakrificën monumentale….

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


o kapiteni im whitman

SOTIA TSOTOU: DO MARR PËR BURRË NJË KAPITEN

Poezi nga Sotia Tsotou

Kur të vijë ora të martohem,
do marr për burrë një kapiten,
kur të më niset të mallohem,
të shkojë me frikën se s’më gjen.

E unë në breg të detit, zgjuar,
kur të çfryjë era, egërsirë,
t’i lutem Zotit përgjëruar,
që të ma kthejë shëndoshë e mirë.

Dhe kur anija që u largua,
ta sjellë, i qoftë ora e mbarë,
sa ç’e kam dashur prapë ta dua,
ndoshta më shumë se dhe më parë.

Ma thotë e lumja zemra ime,
detar e dua shokun tim,
me trup të jetë në udhëtime,
me shpirt e mend në gjirin tim.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult