Të shtunën, në Prishtinë, në studion “Buzuku”, u mbajt festivali poetik “Hyjnesha dardane”, në kuadër të të cilit u lexuan poezi nga autorë të shumtë si dhe u promovua libri “Planeti i Dashurisë” i autorit të mirënjohur, Arif Bozaxhi.
Në kuadër të festivalit, nga juria e përbërë nga Abdullah Zeneli, Flora Peci dhe Fatmir Halimi, u ndanë tri çmime për tri poezitë më të vlerësuara.
Çmimet shkuan për autorët: Liza Brozi (Lezhë), Adem Xheladini (Kërçovë) dhe Shefqete Gosalci (Prishtinë).
Gjithashtu në kuadër të “Hyjnesha dardane” u ndanë tri mirënjohje speciale për shkrimtarët e mirënjohur Viktor Gjikolaj (Lezhë) , Kismete Hyseni (Prishtinë) dhe Mevlyde Mezini Saraçi ( Gjakovë).
Një pjesë e rëndësishme e festivalit ishte debutimi talentëve të rinj për të cilët po ashtu u ndanë vlerësime inkurajuese.
Aktiviteti në fjalë është mbështetur financiarisht nga KK i Prishtinës, Drejtoria për Kulturë.
ObserverKult