U nda nga jeta gazetarja dhe muzicientja e njohur Violeta Rexhepagiqi

Është ndarë nga jeta gazetarja e njohur, Violeta Rexhepagiqi. Lajmin e ka bërë të ditur redaktorja e muzikës, kolegia e saj në RTK, Minire Fetahu.

“Me pikëllim dhe me dhimbje te madhe ju jap një lajm të trishtë. Ndërroi jetë rokerja e madhe dhe gazetarja e njohur Violeta Rexhepagiqi.
Për ngjarjet dhe tragjedite torturat burgosjet qe i ndoshnin popullit shqiptare dhe helmimet e nxensave ajo e i nformoi tërë botën. Ajo me vite punoi ne RTP pastaj ne RTK dhe gjatë viteve të ’90 ishte korrespodente e TV Sky News.
Ngushëllime mmë të sinqerta Armendit, Meritës dhe gjithë familjes Rexhepagiqit…”, shkruan Fetahu në Fb.

Violeta Rexhepagiqi u lind në Prishtinë me 16 Shkurt te vitit 1965.

Mësimet e para të përgjithëshme i ndoqi në shkollën e qyetit “Faik Konica”. Pas suksesit me këngë dhe si spikere për programe të fëmijëve në “Radio Prishtinë” filloj të ndjekë mësimet edhe në shkollën e ultë të muzikës.

Si rrjedhë e angazhimit të saj pasojnë edhe mirënjohet në festivalin e fëmijve “Akordet e Kosovës”. Njëkohësishtë, Violeta intepretoi më se 40 këngë për fëmijë, dhe luanë zërin e personazheve në radio-dramat për fëmijë.
Në ndërkohë, Violeta nga adhuruesit e vegjël adhurohet dhe shikohet si shembull i rebelimit artistik.

Violeta për publikun e gjërë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqëson për dy herë Kosovën në përzgjedhen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.

Që më parë Violeta, ishte e angazhuar në Radio Televizionin e Prishtinës dhe aty punoi deri në uzurpimin e kësaj qendre nga forcat e armatosura serbe. Gjatë kësaj kohe ajo përgatiti programin artistik me të cilin merr pjesë në festivalin e Radio Televizionit Jugosllav.

Pas okupimit të RTP-së ajo mbeti e pa angazhuar derisa pranoj ftesen si reportere lufte pranë disa agjensive dhe televizioneve të huaja, si “News Network”, “WTN”, “Sky NEWS” etj.

Për këtë qëllim ajo raportoi nga shumë vatra të luftës.

Gjatë udhëtimeve të saja, ajo pësoi një aksident në komunikacion dhe si pasojë për mëse dy vite e gjysmë nuk mund të lëvizite.

Nga viti 1995 në bashkëpunim me produksionin muzikor “Labia” bëri incizimin e një disku[2].

Gjatë luftës në Kosovë, si pasojë e lëndimeve të saja nuk ishte në gjendje të raportonte në mënyrë aktive edhe pse kohën e luftës e kaloi në Prishtinë.

Në ndërkohë (2010), Violeta punoi pranë Radio Televizionit publik të Kosovës “RTK”, u angzhua edhe duke shkruajtur tekste këngësh dhe kompozoi për këngëtarë të vijës së saj artistike. Gjatë punës së saj në RTK, ka përgatitur disa emisione dokumentare, si “Loja e heshtjes”,” Azizia”, “Linda”, “Joliria në liri”, etj./ ObserverKult