U nda nga jeta këngëtari i madh kosovar Luan Hajra

luan hajra

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë këngëtari i njohur shqiptar, Luan Hajra.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, përmes një postimi në ”Facebook”.

Disa nga këngët e njohura nga krijimtaria e tij janë: ‘Dashurova unë një vajzë’, ‘Mbrëmja e maturës’, ‘Na ka çu Dudia letër’, ‘Oda me tavan’, ‘Lulëzoi fusha, lulëzoi mali’, ‘O Zambak’, ‘Kur hana del’, ‘Te dugojë e re’, ‘Po ta marrë këngën me saze’.

Diferencën ai e bëri me këngën ‘Arabella’, me të cilën në vitin 1973 mori pjesë në festivalin e njohur ‘Akordet e Kosovës’.

Hajra u lind më 31 korrik të vitit 1949 në qytetin e Mitrovicës. /telegrafi