U nda nga jeta këngëtari i njohur shqiptar

U nda nga jeta, raposodi i njohur, Ali Krasniqi.

Lajmi është bërë i ditur nga Fitim Shala, drejtor komunal në komunën e Malishevës.

Njoftimi i plotë i tij:

Na la artisti, rapsodi e legjenda e folklorit Baca Ali Krasniqi.

Me plis bardh, tirqi, kmish e shall e plot sharm, sa shumë i shkonte edhe sharkia në dorë e zërin e veqantë që ai e kishte.

Baci Ali na la, por kënga e zëri i tij do të këmbojnë në vendin tonë, sa të ketë breza e gjenerata si nipërit e tij që po e trasojnë rrugën e tij.

I përjetshëm kujtimi për bacin Ali Krasniqi!

Ngushëllime familjarëve, miqëve, shokëve e bashkëpuntorëve të rapsodit Ali Krasniqi.

Mirënjohës për kontributin e tij.

ObserverKult


Lexo edhe:

E TRISHTË: U NDA NGA JETA MJESHTRI I BALETIT SHQIPTAR

Një prej figurave më të spikatura të baletit, “Artisti i Merituar” Albert Janku është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Ai ishte një ndër solistët e parë të baletit shqiptar, i cili ka zënë një vend të rëndësishëm nderi në jetën artistike dhe në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Janku e nisi karrierën në vitin 1955 si kërcimtar e si solist i baletit dhe për 40 vite me radhë i dhuroi skenës shqiptare me dhjetra role…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU