Trupi i regjisorit të njohur Kristaq Mitro, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë do të niset nga Austria për në Shqipëri.
Nesër në orën 12:00-14:00 do të mbahen homazhe tek Akademia e Arteve për nder të tij.
Mitro ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit tonë.
Filmat e tij të realizuar ndër vite kanë mbetur për publikun, ndërsa vlerësimet nuk kanë munguar jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por dhe më gjerë.
Shumë filma të njohur të kinematografisë shqiptare mbajnë emrin e tij si regjisor. Ndër ta edhe “Një djalë edhe një vajzë”, “Duaje emrin tënd”, “Njeriu i mirë”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, etj. /albeu.com
ObserverKult
Lexo edhe:
LAMTUMIRË KRISTAQ MITRO… U PREHSH’ NË PAQEN E MERITUAR!
Nga Ilir Çumani
Çfarë dhimbje dhe çfarë humbje e madhe….! Po shkulen edhe lisat e fundit të mbetur gjallë në kopshtin e artit shqiptar…!
Shumë prej tyre kanë ikur dhe po ikin nga kjo jetë, e tashmë ata nuk janë më fizikisht, por i përkasin nga sot qiellit dhe panteonit të artit shqiptar! Sa shumë po varfërohemi…!!!
Ndërkohë, një tjetër artist është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare, një nga regjisorët e famshëm dhe mjaft domethënës i Kinematografisë Shqiptare, Kristaq Mitro nuk është më. Ai ia lëshoi trupin tokës që e lindi.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult