U nda nga jeta në sheshxhirim, një dokumentar për nder të Halyna Hutchins!

Kompania e prodhimit të filmit “Rust” do të xhirojë një dokumentar i cili do të përfshijë jetën dhe karrierën e Halyna Hutchins, e cila vdiq pasi u qëllua gjatë një xhirimi në vitin 2021. Mësohet se ky dokumentar ka mbështetjen e bashkëshortit të Hutchins, Matthew, dhe do të drejtohet nga Rachel Mason ndërsa do të prodhohet nga Julee Metz.

Lajmi vjen në mes të procesit ligjor me të cilin përballet Hannah Gutierrez-Reed dhe aktori Alec Baldwin, të cilët janë akuzuar për “vrasje të pavullnetshme”.

Filmi është planifikuar të rifillojë xhirimet në pranverë me Bianca Cline si kinematografe të re.

Kompania e prodhimit konfirmoi gjithashtu se Baldwin do të mbajë rolin kryesor në film dhe se skena në të cilën Hutchins humbi jetën do të ribëhet, megjithëse nuk janë dhënë detaje të mëtejshme. Përveç kësaj, producentët Grant Hill dhe Stephen Marinaccio po i bashkohen ekipit, i cili gjithashtu përfshin Matthew Hutchins si producent ekzekutiv. Xhirimet do të rifillojnë me protokolle të shtuara sigurie dhe ndalim të çdo arme apo municioni të vërtetë.

Hutchins vdiq kur ajo u qëllua aksidentalisht dhe u vra nga Alec Baldwin gjatë xhirimeve të “Rust” në Santa Fe County, New Mexico.

Gutierrez-Reed dyshohet se kontrolloi revolverin, për të cilin Baldwin besonte se ishte një “armë e ftohtë” pa municion të vërtetë.

Baldwin ka mbrojtur pafajësinë e tij në intervista të ndryshme në të cilat ai pretendoi se përgjegjësia për sigurimin e sigurisë së armëve në “Rust” i ishte caktuar Gutierrez-Reed. Ai gjithashtu deklaroi se nuk e ka tërhequr asnjëherë këmbëzën, por se arma është shkrepur për ndonjë defekt./bordo.al

ObserverKult


Lexo edhe:

E KALUARA RRËQETHËSE E SYLVESTER STALLONES: NGA NJË I PASTREHË TEK YLL I HOLLYWOOD-IT

Prindërit e tij ziheshin shumë shpesh, aq sa e neglizhonin të birin vazhdimisht. Gjendja u rëndua aq shumë, saqë ai përfundoi në shtëpi birësimi.

Në fëmijërinë e tij, mjekët u detyruan t’i prisnin një nerv, duke bërë që Sylvester të kalonte në një paralizë parciale dhe të mos i shqiptonte mirë fjalët.

Teksa rritej, ai nuk po arrinte rezultate të mira në shkollë. Këtë fakt e tregon më së miri përjashtimi nga 14 gjimnaze të ndryshme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult