U ndjeva i sëmurë, i padobishëm, i trishtuar. Kisha rënë në dashuri…

Charles Bukowski e di...
Charles Bukowski

ObserverKult ua sjell disa thënie të Charles Bukowskit:

Nëse një ditë më dëgjoni të flasë për dashuri, e yje… ju lutem, më vrisni.

Kur dashuria bëhet urdhër, urrejtja mund të jetë kënaqësi.

Është e mundur të dashurosh një qenie njerëzore nëse nuk e njeh atë më tepër se duhet.

U ndjeva i sëmurë, i padobishëm, i trishtuar. Kisha rënë në dashuri…

Ndërsa burrat merren me futboll ose birrë apo diçka tjetër, këto gra mendojnë për ne: Ato përqendrohen te ne, na studiojnë dhe vendosin se çfarë do të bëjnë: të na pranojnë, të na japin një goditje, të na shkëmbejë me diçka më mirë ose thjesht të na vrasin.

Të dashuruarit janë shpesh neurotikë, të rrezikshëm. Humbin çdo kuptim të perspektivës dhe humorit. Bëhen histerikë, psikotikë, të padurueshëm, ndonjëherë bëhen dhe vrasës…

Unë nuk kam nevojë për dikë që të më përsërisë vazhdimisht se do të jetë aty, se nuk do të më lëshojë, apo se nuk do të më tradhëtojë kurrë. Më mjafton dikush që në të gjitha rastet që të më dërgojë në djall, sërish të rikthehet tek unë.

Mos prisni të gjeni gruan e përsosur, ajo thjesht nuk ekziston.

ObserverKult


Lexo edhe:

CHARLES BUKOWSKI: AJO MË SHKROI LETËR…