Këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj, tashmë kanë marrë biletën për të përfaqësuar shqiptarët në Eurovisionin e vitit të ardhshëm.
Menjëherë pasi kënga “Duje” u shpall fituese me votat e publikut nga Shqipëria dhe Kosova, filluan edhe diskutimet në rrjetet sociale, ku një ndër to ishte edhe mesazhi që ka kënga, ku shumë prej komentuesve e cilësuan këtë si një mesazh për çiftet që të sakrifikojnë për fëmijët dhe të mos ndahen.
Vet Albina Kelmendi ka sqaruar mesazhin që ka kënga e saj, duke sqaruar se “Duje” ka mesazh familjen si koncept dhe jo çiftet apo ndarjet, por dashurinë.
“Është diskutuar tema që ne ju kemi drejtuar familjes, këtë rast çifteve. Ne më së paku ju kemi drejtuar çifteve, familja nuk do të thotë një burrë dhe një grua që krijon një familje, Zoti e ka krijuar që burrin apo gruan ta zgjedhim vet, ndërsa familjen na e fal. Familja është e shenjtë dhe ne duhet ta ruajmë, nënën, babanë, vëllain, motrën, kushërinjtë, shoqërinë, pra familja si koncept jo çifti, ato janë drejt të secilit, siç vendosin të martohen edhe ndarja vjen nga e drejta e secilit prej nesh”, ka thënë Kelmendi në një intervistë për RTSH-në.
Ajo shtoi se disa e kanë keqkuptuar këtë dhe e kanë bërë si temë se kënga i dedikohet ndarjes së çifteve.
Lexo edhe:
ALBINA KELMENDI DUHEJ TA KISHTE FALËNDERUAR EDHE ELSA LILËN, POR NUK NDODHI…
ObserverKult