U promovua një botim shumë i rëndësishëm për historinë tonë, përfshin 200 intervista të të mbijetuarëve të Krushës së Madhe

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është bërë, së fundmi, promovimi i një vëllimi të librave shumë me rëndësi që përfshijnë transkriptimin e 200 intervistave të dëshmitarëve dhe të mbijetuarëve të masakrës së Krushës së Madhe.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Në këtë hulumtim janë përfshirë 33 hulumtues dhe është mentoruar nga profesorët Arsim Canolli, Tahir Latifi dhe Shemsi Krasniqi.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, në këtë ngjarje ka folur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka theksuar se këto vëllime nuk do të na shërbejnë vetëm neve, por edhe gjeneratave të reja që krimet e bëra nga Serbia në Kosovë të mos harrohen kurrë.

Fjalë rasti në këtë ngjarje kanë mbajtur edhe kryetari i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Bardh Rugova, profesori Tahir Latifi dhe Miradije Ramadani, e mbijetuar e masakrës së Krushës së Madhe.

Po ashtu në këtë ngjarje morën pjesë edhe ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, ambasadori i Austrisë, George Schnetzer, ambasadori i Anglisë, Jonathan Hargreaves, ambasadori i Malit të Zi, Bernard Çobaj, u.d e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Bukurie Haliti, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, mentorët e projektit Arsim Canolli, Tahir Latifi, deputetë të Kuvendit të Kosovës, familjarë të të vrarëve të masakrës së Krushës së Madhe, dëshmitarë dhe të mbijetuar të kësaj masakre.

Ky aktivitet që u organizua në përvjetorin e maskarës u mbyll me ekspozitën në të cilën pasqyrohen disa fragmente nga video-intervistat e transkriptuara të të mbijetuarëve të masakrës së Krushës së Madhe.

Hulumtimi dhe botimi i librave është përkrahur nga MKRS-ja.

ObserverKult  


Lexo edhe:

BIBLIOTEKA KOMBËTARE E KOSOVËS: PO RREZIKOHEN TË MYKEN SHUMË LIBRA DHE DOKUMENTE (VIDEO)

Zgjidhjen alternative e kanë gjetur, por rrjedhja e ujit sërish mund t’i rrezikojë librat e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, pasi kjo nuk ngjan vetëm në një vend.

Lagështia nga reshjet e shiut në depon e bodrumit ka dëmtuar dyshemenë, muret e tavanin, e as myku nuk mungon.

Andaj stafi është vazhdimisht i mobilizuar që uji të mos i dëmtojë botimet, e një intervenim në këtë pjesë i munguar tash e sa vjet, po konsiderohet i domosdoshëm.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


BIBLIOTEKA KOMBËTARE E KOSOVËS PASUROHET ME BOTIME TË REJA TË KULTURËS HUNGAREZE

Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, sot, iu dhurua një koleksion i librave me vlerë të veçantë të kulturës hungareze nga fusha e artit, filozofisë, historisë, politikës etj.
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Dr. Bencze József, i pranishëm në ceremoninë e dhurimit, dorëzoi këtë koleksion dhuratë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë e Hungarisë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult