U refuzua nga Universiteti i Tiranës, punësohet në Harvard

harvard

Dje, pata një telefonatë me një kërkues shqiptar që po bën studimet postdoktoraturë në Harvard.

Nga Taulant Muka

Kishte mbaruar doktoraturat jashtë vendit, me publikime në revistat më prestigjioze në fushën ku bënte kërkim.

Ishte kthyer ne Shqipëri pas doktoraturës. Kishte aplikuar për punë si lektor/kërkues në Universitetin e Tiranës.

Universiteti i Tiranës e kishte refuzuar, pa asnjë komunikim të qartë pse. I riu më pas kishte aplikuar për pozicione të tjera jashtë vendit.

U pranua në Harvard, ku punon aktualisht.

Ky nuk është i vetmi rast që dëgjojmë nga vendi ynë për të rinj dhe të reja të suksesshëm në shkencë që institucionet tone universitare i refuzojnë, ndërkohë që vendi ynë ka shume nevojë për potenciale të reja dhe një vizion të ri në arsimin e lartë dhe shkencë.

Ne rrugëtimin për kthimin ne Shqipëri si akademik të shumë të rinjve dhe te rejave që kane studiuar dhe punuar jashtë, ministria e arsimit të kërkon dhe konvertimin e diplomave dhe titujve akademik.

Shkon në Harvard, Oxford dhe Stanford, universitet lider në botë, dhe asnjë prej tyre nuk të kërkon konvertim dhe njehsim diplome/titulli akademik.

Vendi ynë që ka universitetet me renditjen më të ulët në rajon dhe Europë, e kërkon! Çmenduri!

Nëse e duam vendin tonë, dhe duam zhvillim, duhet të fillojmë të ndërtojmë politika që lehtësojnë, dhe jo bllokojnë thithjen e trurit!

ObserverKult

Lexo edhe:

GJUHA SHQIPE PJESË E DEPARTAMENTIT TË LETËRSISË KRAHASUESE NË HARVARD