Shqipëria u rendit e 22-ta nga 26 vende përfaqësuese në Eurovizion. Albina dhe Familja Kelmendi bënë një performancë dinjitoze, mirëpo kjo nuk ka mjaftuar që të kenë një renditje më të mirë, ndonëse pritshmëritë ishin të mëdha.
Reagimi i parë për këtë rezultat zhgënjyes ka ardhur nga bashkëshorti i Albinës, Valon Vataj, sipas të cilit ky festival nuk ka më vlera.
“Politika triumfoi si zakonisht kundër trojeve shqiptare. Eurovision nga aspekti profesional e njerëzore nuk ka më vlera! Familja ime është fituese e ruajtjes se vlerave muzikore e kombëtare”, shkroi ai në rrjetet sociale./a2news.com
ObserverKult
Lexo edhe:
AGIM DOÇI: ALBINA KELMENDI JO VETËM NË FINALE POR ME REZULTATIN MË TË LARTË TË SHQIPËRISË
Sonte është gjysmëfinalja e dytë e Eurovizion në Liverpul të Britanisë dhe është edhe nata kur këndon përfaqësuesja e Shqipërisë, Albina Kelmendi së bashku me familjen e saj.
Kënga “Duje” është e shumë komentuar që në momentin që u prezantua në festival. Kjo pasi që erdhi në një mënyrë të ndryshme edhe për numrin e pjesëmarrësve në këtë projekt.
I komentuar ka qenë edhe teksti i këngës. Disa e kanë vlerësuar dhe të tjerë e kanë kritikuar me nota të ashpra.
Por poeti Agim Doçi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews se Albina Kelmendi jo vetëm në finale por me rezultatin më të lartë të Shqipërisë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
SONTE ZHVILLOHET GJYSMËFINALJA E DYTË E EUROVIZIONIT, ALBINA KELMENDI ZBULON DETAJE NGA PERFORMANCA E SHUMËPRITUR
Pritjes i erdhi fundi, pasi mbrëmjen e sotme do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Eurovizionit. Më në fund do mund të ndjekim performancën e Albinës dhe familjes Kelmendi, të cilët do ta përfaqësojnë Shqipërinë me këngën “Duje”. Ishte vet Albina e cila e ftuar në “Good Morning Albanians” u shpreh:
“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës. Sot është momenti që të ngjitemi në skenën e madhe të Eurovizionit. Ju falenderojmë për mbështetjen e deritanishme dhe të gjithë dashninë që na keni dhënë. Vota juaj do të na dërgojë në finale. Nuk kam dyshim që do shihemi në finale sepse e di që shqiptarët e kanë zemrën e madhe. Ju duam shumë dhe faleminderit që na keni mbështetur”
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult