U shfaq në Prishtinë “The Best European Show”- salla ishte e mbushur përplot me shikues

Është shfaqur “The Best European Show” në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë pas turneut që ka pasur në Poloni, Itali, Maltë e Slloveni.

“The Best European Show”, është një komedi satirike për një juri eklektike evropiane që duhet të përcaktojë fituesit e festivalit të fundit teatror duke i hapur përfundimisht rrugën digjitalizimit të teatrit.

Shfaqja “The Best European Show” me tekst të Marko Bratush dhe Haris Pashoviq, e me regji të Haris Pashoviq është realizuar në bashkëpunim mes Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatrit Due nga Parma e Italisë, Teatrit Kombëtar Slloven të Nova Goricës, Teatrit Opole nga Polonia dhe Teatrit të Maltës.

Në këtë shfaqje luajnë: Armend Smajli, May-Linda Kosumovic, Davide Gagliardini, Ana Facchini, Gianni Selvaggi, Philip Leone Ganado, Felix Römer, ëeronika Kozakoëska, Blazej Stencel, Jammeh Diangana, Paola de Crescenzo dhe Lumnije Sopi.

Për të parë këtë shfaqje ishin të pranishëm ndër shumë artadashës, edhe zëvendëskryeminstrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu si dhe deputetë e ambasadorë.



ObserverKult


Mbyllet teatri
Foto ilustrim

Lexo edhe:

“THE BEST EUROPEAN SHOW” NË TEATRIN KOMBËTAR TË KOSOVËS- JA KUR DO TË SHFAQET

Me 25 dhe 26 prill në ambientet e Pallatit të Rinisë në Prishtinë do të shfaqet premiera e “The Best European Show”.

“The Best European Show” është bashkëprodhim i Teatrit të Kosovës (TKK) , Teatro Due – Parma, Teatri Kombëtar Slloven – Nova Gorica, Teatr Opole dhe Teatru Malta i cili pas turneut në Poloni, Itali, Maltë e Slloveni po vjen edhe në Prishtinë me 25 dhe 26 prill 2024.

Për tekstin e kësaj shfaqjeje është kujdesur Marko Bratush & Haris Pashoviq.

Regjisor: Haris Pashoviq

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult