U shtrua në spital, Mirush Kabashi flet për gjendjen e tij shëndetësore

Aktori i madh, Mirush Kabashi, prej disa ditësh është shtruar në spital ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, e cila ka dalë me sukses.

Në rrjetet sociale është postuar një foto, teksa aktori shfaqet i buzëqeshur në karrigen me rrota.

Në një prononcim për Report Tv, ai u shpreh se ‘tashmë ndihem më mirë’.

Mirush Kabashi është një emër dhe kontribut i madh për artin dhe kulturën shqiptare me qindra role në kinematografi dhe teatër.