Viktima e një sulmi me thikë në Shtetet e Bashkuara në gusht, shkrimtari Salman Rushdie ka humbur shikimin në njërin sy dhe përdorimin e njërës dorë, ndër pasoja të tjera të rënda, tha menaxheri i tij për gazetën El Pais.
“Ai ka humbur shikimin në njërin sy… ai kishte tre plagë të rënda në qafë. Rushdie është invalid në njërin nga krahët e tij sepse i janë prerë nervat në krah. Ai ka rreth 15 plagë në gjoks dhe në bust”, tha Andrew Wiley.
“Plagët e tij ishin shumë të thella… Ishte një sulm brutal, por ai do të jetojë”, shtoi ai, duke dhënë për herë të parë gjendjen e autorit të ‘Vargjeve Satanike’, pa specifikuar nëse ai mbetet në spital.
Më 12 gusht, Salman Rushdie po përgatitej të fliste në një banket në shtetin e Nju-Jorkut, kur një burrë nxitoi në skenë dhe e sulmoi me thikë. Sulmuesi, Hadi Matar, një 24-vjeçar libanezo-amerikan, u arrestua në vendngjarje.
Sulmi tronditi botën perëndimore dhe u lidh me fetvën e lëshuar 33 vjet më parë me urdhër të Ajatollah Khomeinit që dënonte me vdekje Salman Rushdie për “blasfemi” përmes librit të tij ‘Vargjet Satanike’. /abcnews.al
Lexo edhe:
SALMAN RUSHDIE: PSE DISA S’KANË FARE TURP?
Nga Salman Rushdie
Pasi e tradhtoi në shtëpinë e perversioneve të të atit, Saladin Çança refuzoi ta takonte Zinatin apo t’u përgjigjej mesazheve që linte ajo në recepsionin e hotelit. Milionerët po mbaronte, tuneut po i vinte fundi. Koha për t’u kthyer. Pas festës së natës së fundit, Çamça u nis të shkonte në shtrat. Në ashensor një çift i ri, që duke qartë që ishin të porsamartuar, po dëgjonte muzikë me kufje. Djaloshi i murmuriti së shoqes:
-Dëgjo, më thuaj. A të dukem ende i huaj ndonjëherë?
Vajza buzëqeshi me dashuri, tundi kokën nuk dëgjoj dhe hoqi kufjet. Ai përsëriti me seriozitet.
-A nuk të dukem ende ndonjëherë i huaj?
Ajo, me një buzëqeshje të vendosur, mbështeti për një çast faqen mbi supin e tij të lartë kockor.
-Po, një ose dy herë, – tha dhe vuri sërish kufjet. Ai bëri të njejtën gjë me një pamje mjaft të kënaqur nga përgjigjja e saj. Trupat e tyre rigjetën edhe një herë ritmet e muzikës së regjistruar. Çamça doli nga ashensori. Zini ishte ulur në dysheme me shpinën pas derës…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU