Elsa Lila zgjodhi një foto për të hedhur poshtë aludimet e disa medieve, ku u tha se pas përfundimit të “Festivalit të Këngës”, këngëtarja nuk kishte pranuar të merrte kupën nga produksioni dhe si arsye u aludua zhgënjimi i saj për faktin që nuk do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023.
Këngëtarja pozon në disa foto bashkë me të bijën, Evitën, të cilës i dedikohet kënga me të njëjtën emër. Në duar, të dyja, mbajnë trofeun, transmeton ‘anabel’.
Elsa Lila u shpall fituese e çmimit të parë në “Festivalin e Këngës”, çmim i cili u dha nga juria profesioniste. “Evita” riktheu këngëtaren në skenën e festivalit pas 25 vitesh.
Ndryshe nga tradita e mëparshme, ndonëse fitoi çmimin e parë, Elsa Lila nuk do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023. Për herë të parë, përfaqësuesi/ja u zgjodh me votat e publikut.
Në Eurovision 2023, Shqipëria do të përfaqësohet me këngën “Duje” të Albina Kelmendit, e cila shoqërohet nga familja e saj.
Lexo edhe:
ALBINA KELMENDI DUHEJ TA KISHTE FALËNDERUAR EDHE ELSA LILËN, POR NUK NDODHI…
Jam një nga ndjekëset më fanatike të Festivalit të Këngës.
Është një farë identiteti kulturor e muzikor, që dhe atëherë kur duket sikur u largohet vlerave, sërish vazhdojmë ta shohim, ndoshta për inerci a ndoshta nga nevoja e madhe për të mos u shkëputur nga ato ndjesi që dikur na mblidhnin të gjithëve para ekranit.
Albina Kelmendi më pëlqeu që natën e parë.
Shumë Elsa Lila … Pavarësisht komenteve në rrjet për moskuptimin e tekstit a mimikave “të sforcuara”, kush e ndjen dhe shijon muzikën si përjetim. Ajo këngë i shkoi si drithmë drejt e në shpirt.
Me tingujt dhe zërin e Elsës me aq shumë vibrime, ngjyra e emocione, mund të qaje, pastaj të qeshje, të trishtoheshe e pastaj…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult