Silvana Kola-Loka: Udhëtimi i një pike loti

me shume dhembin plagët e miqve sesa plagët e armiqve silvana kola loka


Nga Silvana Kola-Loka

Në tavolinën afër meje, dy motrat po vazhdonin të grindeshin. Prindërit i dëgjonin në heshtje pa ndërhyrë, por pa ua ndarë shikimin.
Në një moment, njëra nga motrat thotë:
“Shiko! Unë të kërkova të falur që ta shkula gërshetin. Pse po vazhdon të qash?”.
Vajza tjetër, që dukej më e vogël në moshë, iu përgjigj:
“Po qaj se ti ma fshive lotin! Unë doja që loti të derdhej nga faqja dhe të binte poshtë në tokë!”


Ti po buzëqesh?!
Po mendon sa të lezetçëm janë fëmijët me naivitetin e tyre?
Ndoshta po përfytyron skenën e mbetur në tentativë të rrëshqitjes solemne të lotit në faqen e një fëmije dhe pastaj përplasjen e tij fatale në tokë?!


Pa mendo për një çast!
Rënia e lotit mbi një letër dashurie ka shprishur shkronjat dhe kështu lexuesi i dashuruar ka ndjerë mallin e letërshkruesit.
Rënia e lotit mbi supet e dikujt të përqafuar tregon se sa e madhe mund të jetë lumturia ose dhimbja e njeriut që po qan dhe sa i rëndësishëm është për të tjetri në supet e të cilit po derdh lotët.
Ti nuk po buzëqesh më, apo jo?
Sa shumë jetë ka brenda udhëtimit të një pike loti!

ObserverKult


Silvana Kola Loka

Lexo edhe:

SILVANA KOLA-LOKA: “A DO TË MË ZEMËROHET KUR TË MËSOJË SE NUK JAM NËNA E SAJ E VËRTETË?”

Nga Silvana Kola-Loka

Një vajzë e re në moshë, shumë e re, ende me trupin e një fëmije. Ia shikoja dridhjen e vazhdueshme dhe frymëmarrjen e shpejtë nga ankthi.

Më tha “Kam frikë! Po sikur të mos e rris dot si duhet vajzën time? Unë nuk di asgjë se si duhet të sillet një nënë!!”

Një grua rreth të tridhjetave, nëna e një fëmije autik, mes lotësh dhe buzëqeshjes më tha: “Nuk është e lehtë të kesh një fëmijë autik.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult