Në Galerinë Qahili në Prishtinë me datë 26 tetor duke filluar nga ora 17:00 do të mbahen aktivitete të shumta. Bëhet fjalë për ekspozita, diskutime dhe promovime, në kuadër të Projektit “Udhëtojmë” me MKRS-në. Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Projekti “Udhëtojmë” me MKRS-në si një nga mbështetësit kryesorë, sjell ekspozitën me punime dhe ilustrime të artistit të njohur, Zamir Mati.
Do të pasojnë diskutime nga arkeologu dhe koleksionisti, Ilir Mati, i cili do të trajtojë temën e fjalëve shqipe me mbishkrime prehistorike të mesdheut”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në kuadër të programit do të promovohet edhe libri post-mortum i shkrimtarit Kiço Blushi, “Beni ecën vetë”./ObserverKult
Lexo edhe:
GALERIA QAHILI HAP EKSPOZITËN “VIJA E GJELBËR” MË 2 KORRIK
Galeria Qahili do të hapë ekspozitën kolektive “Vija e Gjelbër” më 2 korrik 2020, duke filluar nga ora 18:00. Kjo ekspozitë prezanton punimet e studentëve të Fakultetit të Arteve, përkatësisht të lëndës së vizatimit, të klasave të profesor Eshref Qahilit.
Koncepti i ekspozitë: “Hulumtimi i ngjyrës, i potezave, prezantojnë vija të sigurta. Figurat e këtyre artistëve që janë në fillim të karrierës së tyre reflektojnë…
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult