Ujësjellësi i Butrintit, dhurata që qyteti antik ia pa hairin

Parku Kombëtar i Butrintit është nga sitet më të vizituara prej turistëve. Një prej objekteve antike me të cilët përballen vizitorët në këtë park, është edhe ujësjellësi.

“Ujësjellësi ishte padyshim një monument shumë i rëndësishëm për Butrintin dhe shuma e madhe që u nevojit për ndërtimin e tij na bën të mendojmë se ishte një dhuratë perandorake”, thuhet në një postim online të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Ujësjellësi u ndërtua në kohën e Augustit, ndoshta në të njëjtën kohë me ndërtimin e një ure mbi kanalin e Vivarit.

Kjo urë ishte pjesë e rrugës së luginës së Pavllës që lidhte Butrintin me rrugën kryesore Aulon – Nikopol.

Të dyja ishin arritje inxhinierike të rëndësishme me një domethënie pamore dhe simbolike të madhe: ura kishte rreth 37 këmbë dhe kapërcente një distancë uji të gjatë rreth 430 m, ndërsa ujësjellësi ishte i gjatë 4 km, nga burimet në Xarrë deri në Butrint. Këto dy vepra lidhnin Butrintin me botën romake dhe i lejonin qytetit të merrte pjesë në një stil të ri jetese që kishte nevojë për sasi të mëdha uji në banjat, në shatërvanët e në çesmat publike./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

A DO TË NDËRTOHEN KULLA NË PARKUN KOMBËTAR TË BUTRINTIT?

Konkursi ndërkombëtar për projektin e Qendrës së Vizitorëve në Parkun e Butrintit është mbyllur. Fitues është zgjedhur projekti i arkitektit të njohur japonez, Kengo Kuma.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka dhënë detaje lidhur me këtë të projekt. Duke filluar nga konkursi i zhvilluar deri te projekti që do të vihet në zbatim.

Ajo është pyetur nga gazetari Enkel Demi në “ABC e Mëngjesit”, nëse në parkun e ri kombëtar të Butrintit, do të ndërtohen kulla, vila, hotele, siç është thënë në media. Ajo ka thënë që nuk do të ketë beton.

Margariti ka theksuar se i vetmi hotel do të jetë ai që është në hyrje të Butrintit. Pra që është një pronësi private.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult