Nga Ezopi
Një gomar po kulloste në një lëndinë, kur vuri re ujkun që po afrohej dhe bëri sikur po çalonte.
Ujku iu afrua dhe e pyeti se përse çalonte: Ai iu përgjigj se ndërsa po kapërcente një shkurre kishte shkelur një gjemb dhe i kërkoi ta ndihmonte që t’ia hiqte dhe pastaj mund ta hante i qetë, pa rrezikuar që të çante gojën kur të përtypej.
Ujku, i joshur, i ngriti këmbën gomarit.
Ndërsa po shihte gjithë vëmendje thundrën , gomari me një shkelm në gojë, ia theu të gjithë dhëmbët.
“Mirë mu bë!”, tha ujku.
“Ç’mu desh të ngatërrohem me mjekësinë kur im atë më mësoi zanatin e kasapit”.
ObserverKult
Lexo edhe:
LEPURI DHE BRESHKA, FABULA E EZOPIT QË NA MËSON TË KËMBËNGULIM
Fabulat shkaku i mençurisë dhe atij mesazhit frymëzues që bartin janë të lexueshme për të gjithë, por jo si mendohet në përgjithësi që janë tekste veç për fëmijë. Ezopi, mjeshtri i fabulës, nga bota antike ende na flet proverbialisht, duke mbetur pjesë e librave të letërsisë apo lektyrave edhe në ditët e sotme. Por, përtej saj, ai lexohet me ëndje e për qejfi edhe pa detyrim.
ObserverKult ju sjell për lexim njërën nga fabulat më të njohura të tij: Lepuri dhe breshka, ku këmbëngulja e besimi mundin arrogancën dhe fodullëkun
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult