Uma Thurman rrëfeu historinë e saj të dhimbshme për abortin

Aktorja Uma Thurman ka kundërshtuar ligjet e abortit të Teksasit përmes një rrëfimi të publikuar për The Washington Post. Aty tregoi për herë të parë se ajo vetë ka abortuar një fëmijë kur ka qenë adoleshente.

Ylli i ‘Pulp Fiction’ tha se ajo ka ndjekur zbatimin e ligjit “me trishtim e frikë të madhe”, para se të ndante përvojat e saj “me shpresën për të tërhequr polemikat larg grave ‘të prekshme’ mbi të cilat ky ligj do të ketë një efekt të menjëhershëm”.

Uma Thurman thotë se kur ishte adoleshente, kishte mbetur shtatzënë me “një burrë shumë më të vjetër në moshë”, ndërsa ishte larg shtëpisë për xhirime në Evropë.

“Kam filluar karrierën time të aktrimit në moshën 15 vjeç, duke punuar në një mjedis ku shpesh isha fëmija i vetëm në dhomë. Në adoleshencën time të vonë, unë mbeta shtatzënë. Aksidentalisht nga një burrë shumë më i vjetër. Jetoja në Evropë, larg familjes sime dhe gati për të filluar një punë. U mundova të kuptoj se çfarë të bëj. Doja ta mbaja fëmijën, por si?”, thotë aktorja, transmeton ObserverKult.

Thurman vazhdon të shpjegojë se kërkoi këshilla dhe ndihmë nga familja e saj.

“Ne vendosëm si familje që nuk mund ta mbaja. U pajtuam që ta ndërprisja shtatzëninë. Ishte zgjedhja e duhur, megjithëse zemra m’u thye. Aborti që pata në adoleshencë ishte vendimi më i vështirë i jetës sime. Ai që më shkaktoi ankth atëherë dhe që më trishton edhe tani. Por ishte rruga drejt jetës plot gëzim dhe dashuri që kam përjetuar. Zgjedhja për të mos e mbajtur atë shtatzëninë e hershme më lejoi të rritem dhe të bëhem nëna që doja dhe kisha nevojë të isha”, tregoi aktorja.

————————————————————————————

LEXO EDHE: Rrëfimi tronditës i këngëtares së njohur

Këngëtarja e njohur, Gloria Estefan ka zbuluar së fundmi se është abuzuar seksualisht nga një anëtar i familjes, kur ishte vetëm nëntë vjeçe.

Gjatë një interviste, Gloria ka treguar se ajo ishte ngacmuar. Teksa ndiqte mësimin në shkollën e muzikës, nga një person, të cilit e ëma i besonte.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU