Uma Thurman zbulon sekretin e saj më të errët

Uma Thurman, aktorja e njohur hollivudiane zbulon sekretin e saj më të errët në një artikull të publikuar në “Washington Post”.

“Isha 15 vjeç kur abortova”, shkruan diva e “Kill Bill” duke përdorur dramën e saj personale për të sulmuar ligjin e ri radikal të Teksasit. Që ndalon ndërprerjen e shtatzënisë pas javës së gjashtë edhe në rastet e incestit ose përdhunimit.

“Hapi i parë drejt një krize të të drejtave të njeriut për gratë amerikane”, thotë ajo teksa shprehet se nuk është penduar për rrugën që ka marrë.

Ajo tregon se në moshën 15-vjeçare jetonte në Evropë “në një valixhe” duke u përpjekur të punonte në kinema.

“Një burrë i moshuar më la shtatzënë. Nuk dija çfarë të bëja. Doja ta mbaja fëmijën, por si?”.

Nëna e sëmurë rëndë në spital dhe babai pranë shtratit të saj diskutuan opsionet me të

Uma lajmëroi prindërit. Nëna e sëmurë rëndë në spital dhe babai pranë shtratit të saj diskutuan opsionet me të.

“Ne nuk kishim folur kurrë për seksin dhe ishte e tmerrshme për të tre ne. Ata më pyetën për statusin e marrëdhënies sime. Që nuk mund të funksiononte dhe më paralajmëruan për vështirësitë e rritjes së një fëmije si adoleshente dhe vetëm. Fantazitë e fëmijërisë për të qenë nënë u rrëzuan ndërsa iu përgjigja pyetjeve të tyre shumë specifike. Si familje vendosëm të ndërpresim shtatzëninë. Vendimi më theu zemrën”, shprehet Thurman, ndërsa pranon se ka një dhimbje të jashtëzakonshme në këtë histori.

“Ky ka qenë sekreti im më i errët deri më tani. Tani jam 51 vjeçe dhe shkruaj nga shtëpia ku rrita tre fëmijë (Maya dhe Levon me Ethan Hawke dhe Luna me Arpad Busson) që janë krenaria dhe gëzimi im dhe që i kam pasur me burra që i kam dashur dhe besuar aq sa të dua të sjell një fëmijë në botë. Nuk jam penduar dhe admiroj dhe mbështes gratë që bëjnë zgjedhje të ndryshme”, shton ajo.

Aborti si adoleshente ishte për Uma Thurman “vendimi më i vështirë” i jetës së saj: “Ende më shkakton dhimbje, por ishte pika fillestare drejt jetës së gëzueshme që kam jetuar deri më tani. Zgjedhja për të mos e mbajtur foshnjën më lejoi të bëhesha nëna që doja dhe duhej të isha”, përfundon Thurman.

LEXO EDHE: E zhdukur prej katër ditësh, gjendet aktorja e njohur