Umberto Eco: Autori duhet të vdesë pasi ta ketë shkruar veprën e tij…

Umberto Eco - Ekspozitë

Umberto Eco (5 janar 1932- 19 shkurt 2016) ishte një shkrimtar dhe filozof që ka lëvruar romanin dhe esenë, një specialist në semiotikë dhe në shkencat e komunikimit. Eco, i cili filloi të publikonte veprat e tij narrative në një moshë madhore e njohu suksesin e publikut ndërkombëtar falë romaneve të tij historike “Emri i trëndafilit” (1980), fabula me detektivë murgjish në periudhën e mesjetës është përkthyer në shumë gjuhë dhe ka mbërritur deri në ekranin e televizorit në 1986. Vdiq në 19 shkurt të 2016 në moshën 84-vjeçare në shtëpinë e vet. Vepra të tjera të tij të famshme janë: “Lavjerrësi i Fukos” (1988), “Ishulli i ditës së mëparshme” (1994), “Baudolino” (2000) dhe një nga veprat e tij më të vona “Varrezat e Pragës” (2010). Ky mendimtar i kohëve tona ka marrë mirënjohje të shumta mes të cilave “Doctor Honoris Causa” nga 38 universitete në të gjithë botën. Ka marrë çmimin “Asturias të Komunikimit dhe Humanizmit” në vitin 2010. Ja disa nga frazat më të famshme me të cilat mund ta kujtoni sot:

“Librat respektohen duke i përdorur, jo duke i lënë vetëm.”

“Bota është plot me libra të çmuar që askush nuk i lexon.”

“Të hartosh një tezë do të thotë të dëfrehesh. Teza është si derri, tek ajo ka gjithçka të shijshme.”

“Objektet janë semantikisht të  vjetruar para materialeve të tyre.”

“Ka libra që janë për publikun dhe ka libra që e krijojnë vetë publikin e tyre.”

“Sot të mos dalësh në televizor është një shenjë elegance.”

“Autori duhet të vdesë pasi ta ketë shkruar veprën e tij, në mënyrë që t’i hapë rrugën teksit.”

“I adhuroj macet. Janë ndër të pakta krijesa që nuk lihen të shfrytëzohen nga të zotët.”

“Librat janë ato lloj instrumentesh që pasi janë shpikur nuk mund të përmirësohen, thjeshtë sepse janë të mirë si çekiçi, thika, luga ose gërshërët.”

“Asgjë nuk e ngushëllon më shumë romancierin se zbulimi i leximeve që nuk i kanë shkuar ndër mend dhe që lexuesit i sugjerojnë.”

“Nuk ka më të dëmshme për kreativitetin sesa zemërimi i frymëzimit.”

“Narratori nuk duhet të lehtësojë interpretime të veprës së vet. Nëse po, për çfarë e ka shkruar romanin?  Çfarë është një makinë që gjeneron interpretime?”