Umberto Eco: Librat respektohen duke i përdorur, jo duke i lënë mënjanë…

umberto eco arixhinjtë

Umberto Eco ishte një shkrimtar, filozof, kritik letrar, semiolog dhe profesor universiteti italian.

Eco ka lindur me 5 janar të vitit 1932 në Alessandria, Itali, ndërsa ka ndërruar jetë me 19 shkurt 2016 në Milano, në moshën 84-vjeçare.

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Umberto Eco:

Kur shkruan një libër nuk ke kontroll mbi gjërat që do të kuptojnë të tjerët.

Librat respektohen duke i përdorur, jo duke i lënë mënjanë.

Ai që jeton duke kultivuar shpresa të pamundura, është një dështak.

Sa më shumë gjëra të dijë njeriu, aq më shumë gjëra i kanë shkuar mbrapsht.

Për të mos u dukur budalla pastaj, evitoj të dukem dinak tani.

Lëre zemrën të flasë, pyet fytyrat, mos dëgjo llafet.

Edhe budallai mund të thotë ndonjë gjë të zgjuar, por për arsye të gabuara.

Asgjë nuk i jep më shumë guxim të tremburit se frika e tjetrit.

Dashuria e vërtetë dëshiron të mirën e të dashuruarit.

Përgatiti: ObserverKult


Lexo edhe:

UMBERTO ECO DHE SHQIPTARËT, KUR MESJETA E “EMRIT TË TRËNDAFILIT” PËRKON ME REALITETIN TONË

Kur mesjeta e largët në romanin “Emri i trëndafilit” të Umberto Ekos përputhet aq çuditërisht me realitetin tonë të djeshëm e të përtashëm .

Në ato shpjegimet e veta që bën në mbyllje të romanit “Emri i trëndafilit”, Umberto Eko pyetje më të kotë – nga të gjitha pyetjet e kota që i janë bërë e i bëhen rreth librit – konsideron pyetjen e atyre që sugjerojnë se të rrëfesh për të kaluarën është një mënyrë për t’i ikur së tashmes. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU: