Nga: Letizia Cherubino
Nuk e di nëse kjo vlen për të gjitha gratë, por unë ia dal të bëj dashuri vetëm me një burrë që më eksiton trurin.
Para së gjithash, duhet të ndjej dëshirën për ta dëgjuar teksa flet. Zëri i tij është i rëndësishëm.
Duhet të më shkruajë dhe të më thotë diçka të vetën, jo shprehje të marra lart e poshtë, rastësisht. Duhet të jetë pak poet dhe pak djall.
Duhet të më zgjojnë një lloj kureshtjeje historia e tij, mendimet e tij për botën, idetë e tij, pasionet.
Duhet të kem gjithmonë ndjesinë se mund të mësoj diçka prej tij, diçka që shkakton një kundërveprim brenda meje.
Duhet të aktivizojë sinapset e mi.
Duhet të më ndezë mendimet dhe emocionet.
Nëse nuk nis kështu, nuk shkon asgjëkundi.
Nëse nuk fillon kështu, për mua, mund të jetë burri më i pashëm në botë, por gjësend nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë asgjë me mua.
Është shumë më tepër seksi një tru që punon,
sesa të gjithë muskujt e botës.”
Ujdisur shqip: Rielna Paja
ObserverKult
Lexo edhe: