Nga Neil Gaiman
A ke rënë ndonjëherë në dashuri? E tmerrshme, apo jo? Të bën kaq të prekshëm. Të hap gjoksin dhe të hap zemrën… Kjo nënkupton që dikush mund të hyjë brenda teje dhe të të ngatërrojë.
Ti ndërton gjithë atë mbrojtje. Ti e ndërton gjithë atë mbrojtje me armaturë, për vite, që asgjë mos të mund të të lëndojë dhe atëherë, një budalla, që nuk ndryshon nga çdo budalla tjetër, nisë të endet në jetën tënde budallaqe…
I jep atij një pjesë tënde. Ai nuk e kërkon atë. Vazhdon të sillet si budalla duke menduar si të të puth, ose të t’buzëqesh dhe atëherë, jeta jote nuk është më e jotja.
Dashuria merr pengje. Ajo futet brenda jush. Të ha jashtë dhe të bën të qash në errësirë, kështu që një frazë e thjeshtë si “ndoshta duhet të jemi thjesht miq” kthehet në një copë xhami që hyn në zemrën tënde. Ajo dhemb. Jo vetëm në imagjinatë. Jo vetëm në mendje. Është një dhimbje shpirti, lëndim trupi, një dhimbje e vërtetë që të fut-brenda-dhe-të-shqyen.
Asgjë nuk duhet të jetë në gjendje ta bëjë këtë. Sidomos jo dashuria. Prandaj unë e urrej dashurinë.
ObserverKult
Lexo edhe:
MILAN KUNDERA: TË GJITHË KEMI NEVOJË QË DIKUSH TË NA SHOHË…POR ÇFARË SHIKIME NA…