Unë jam një njeri që arrita të mbijetojë…

lamtumirë jane austen teodor fontan guxim

Nga Chairil Anwar

Pishat e përhapura në distancë,
kur dita bëhet natë,
degët përplasin dobët në dritare,
të shtyra nga një erë e zjarrtë.

Unë jam një njeri që arrita të mbijetoj,
fëmijërinë e kam lënë me kohë pas,
ndoshta një thërrime e mbetur prej saj,
tani nuk llogaritet aspak.

Jeta nuk është veçse shtyrje e mposhtjes,
një tëhuajëzim në rritje nga dashuria e papenguar e rinisë,
në njohje ka gjithmonë diçka që e pathënë mbetet,
para se ta pranosh më në fund në heshtje.

Përktheu: Irena Dono

LEXO EDHE: Chairil Anwar: Po kërkoja dashurinë…