Unë të dua vetëm ty… kështu ka qenë gjithmonë!

dashnia
Foto ilustrim

Kështu ka qenë gjithmonë…

Nga Jane Austin

“…I ke dhënë emër shpirtit tim. Për një moment ndodhem në agoni, dhe për një moment tjetër jam plot shpresë.
Të lutem më trego se nuk jam vonë, dhe se këto ndjenja janë të vlerësuara në mënyrë reciproke.
Unë të jepem përsëri, duke të ofruar zemrën time tani më shumë se kurrë, të cilën e ke shkatërruar pothuajse tetë vite e gjysmë.
Dhe, mos e merr guximin të thuash se më ke harruar dhe se meshkujt harrojnë më lehtë dhe më shpejtë se gratë.
Unë të dua vetëm ty. Kështu ka qenë gjithmonë…”

ObserverKult

————————————-

Lexo edhe:

Benigni: Thuaj “Jeta është e bukur” gjithmonë!

…Të thuash fjalët “Jeta është e bukur” në një periudhë të vështirë të jetës, nuk është pak. Ta thuash, mbase, është më e lehtë se sa ta besosh, po nëse e beson, mbase arrin të kuptosh pse jetojmë…
Sepse jeta është e bukur jo për atë që ke, po për atë që jep. Lumturia ndodhet në gjestet e vogla të përditshme, në heshtjet të dëgjuara, në

boshllëqet e mbushura, në buzeqeshjet e dhuruara dhe në dashurinë e jetuar…
Jeta është pra e lezetshme kur e jetojmë lumturinë, e jo kur e ndjekim atë…
Thuaj Jeta është e bukur, gjithmonë!

ObserverKult

————————————-

Lexo edhe:

Letër dashurie: Sjell gjithmonë në kujtesë lotët e tu…

Letra e dashurisë e Napoleon Bonaparte që ia dërgoi Josephine de Beauharnais më 1796.

Për ta lexuar klikoni KETU