Ura e Kordhocës, e ngritur mbi lumin Drino rreth 4 km në jug-lindje të Gjirokastrës, dallohet për madhësinë dhe finesën e realizimit teknik.
Kjo urë kryente funksionin lidhës midis qytetit dhe fshatrave rreth Suhës. Ura është e ndërtuar me gurë të zinj ndërsa mbushja e saj është me gurë gëlqeror.
Harqet e mëdhenj janë ndërtuar me rreshta dyfish gurësh në të cilat ruhen ganxhat metalike për mbërthimin e gurëve ballor të harkut. Konstruksioni i gërshetuar me stilin e arkitekturës orientale osmane, tre harqet e mrekullueshme dekorativë dhe shtrimi i plotë me kalldrëm i japin vlera të mëdha historike e arkitekturor.
Aktualisht është funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Ura ruhet në gjendje relativisht të mirë./ATSH